Përfaqësuesi i qytetarëve për peticionin në Zveçan, Darko Vuksanoviq, u bëri thirrje qytetarëve të kësaj komune që nesër të dalin sa më shumë në para ndërtesës së komunës dhe të nwnshkruajnw për shkarkimin e kryetarit Ilir Peci.
Vuksanoviq u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër nga ora e 9 të mëngjesit të nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e kryetarit Peci,
Ai për Kosova Online ka pretenduar se kanë hasur në “pengesa”, por se përkundër kësaj kanë arritur të marrin dokumentacionin e nevojshëm për peticion, transmeton Veriu.info.
“Përveç të gjitha pengesave që kemi pasur deri më tani, kemi arritur të marrim miratimin dhe formularin për nënshkrimin e një peticioni të mëtutjeshëm për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Zveçanit. Me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët e komunës së Zveçanit që nesër nga ora 9 të dalin përballë komunës së Zveçanit në numër sa më të madh dhe të nënshkruajnë peticionin për largimin e kryetari i komunës, i cili është zgjedhur ilegalisht”, tha ai.












