Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nesër përfundon masa e përkohshme, Ambasada Britanike: Vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen dhe zbatohen nga të gjithë

07/08/2025 - 14:45
në Lajme
A A
Nesër përfundon masa e përkohshme, Ambasada Britanike: Vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen dhe zbatohen nga të gjithë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasada Britanike në Kosovë, ka bërë thirrje që vendimet që merren nga Gjykata Kushtetuese të respektohen nga të gjithë.

Ambasada ka shkruar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka procedura të përcaktuara mirë për shqyrtimet dhe vendimet e saj dhe aftësia e Gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë e Kosovës.

“Kjo duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët, dhe vendimet e Gjykatës të respektohen dhe zbatohen”, ka shkruar Ambasada Britanike.

Të premten, më 8 gusht, merr fund masa e përkohshme e vënë nga Gjykata Kushtetuese, me të cilën u është ndaluar deputetëve çfarëdo vendimi apo veprimi për konstituimin e Kuvendit.

Të martën Presidentja Vjosa Osmani e tërhoqi kërkesën e saj rreth ngërçit, me arsyetimin se gjyqtar raportues për lëndën ishte caktuar Radomir Laban.

Presidentja Osmani tha se gjyqtari raportues ka rol kyç në vlerësimin e kërkesës së përkohshme dhe se këtij gjyqtari i është lënë në dorë të përcaktojë fatin kushtetues të Kosovës. E para e shtetit theksoi se caktimi i gjyqtarit Laban është shqetësues dhe i rrezikshëm si dhe siç tha ajo “kjo cenon besueshmërinë e Gjykatës për rastin konkret”.

“Kam tërhequr kërkesën të paraqitur me 22 korrik në Gjykatë. E kam bërë si reagim të menjëhershëm të informatës së konfirmuar se gjyqtar raportues është caktuar Radomir Laban, për veprimtarinë e rrezikshme të cilit në vitit 2018, 2021 dhe 2024 institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta dhe zyrtare. Sipas këtyre informata 2021, 2024 ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare për Kosovën, dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetutes”, tha Osmani.

Kushtetuesja më vonë doli me një reagim duke thënë se është e drejtë e palëve para Gjykatës që të kërkojnë tërheqjen e kërkesave të parashtruara. Kushtetuesja tha se i trajton të gjitha kërkesat me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm, ashtu siç përcaktohet në Kushtetutë.

JU REKOMANDOJMË

Afatet e Gjykatës Kushtetuese: Nis “tik-taku” i ri në pritje të aktgjykimit
Lajme

Afatet e Gjykatës Kushtetuese: Nis “tik-taku” i ri në pritje të aktgjykimit

09/08/2025 - 20:49
Grenell: Kurti e Osmani të bëjnë më tepër për ta mbrojtur Thaçin – sot është ai, nesër mund të jenë ata
Lajme

Grenell: Kurti e Osmani të bëjnë më tepër për ta mbrojtur Thaçin – sot është ai, nesër mund të jenë ata

09/08/2025 - 20:35
Takimi Trump-Putin në Alaska, Macron: Të përfshihen evropianët, pa ukrainasit s’mund të vendoset e ardhmja e Ukrainës
Lajme

Takimi Trump-Putin në Alaska, Macron: Të përfshihen evropianët, pa ukrainasit s’mund të vendoset e ardhmja e Ukrainës

09/08/2025 - 20:19
Eksperti Hall thotë se samiti SHBA-Rusi po i jep Putinit legjitimitet në skenën globale
Lajme

Eksperti Hall thotë se samiti SHBA-Rusi po i jep Putinit legjitimitet në skenën globale

09/08/2025 - 20:16
LAJMI I FUNDIT: Enver Haliti pritet të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajit
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Enver Haliti pritet të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajit

09/08/2025 - 20:13
Trump urdhëron ushtrinë amerikane të fillojë aksionin ndaj karteleve të Amerikës Latine, Rubio: Është çështje që prek sigurinë kombëtare
Lajme

Trump urdhëron ushtrinë amerikane të fillojë aksionin ndaj karteleve të Amerikës Latine, Rubio: Është çështje që prek sigurinë kombëtare

09/08/2025 - 20:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, ‘Shqiponja’ nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai (Foto)

    “Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, ‘Shqiponja’ nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai (Foto)

    341 Shpërndaje
    Shpërndaje 136 Tweet 85
  • Arrestohet Fatmir Gërbeshi – Liridon Osmani nuk gjen rehati nga familja Gërbeshi

    247 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Raportohet për probleme në VV-në e Mitrovicës – Albin Kurti me xhipa arrin në zyre (Video)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ish-këshilltari i Hajredin Kuçit, tash zëvendës i Albulena Haxhiut akuzon ashpër Gjykatën Kushtetuese

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Time Kadrijaj tregon emrat e dy kandidateve tjera nga LVV që AAK nuk do t’i votonte për kryeparlamentare

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë