Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nesër tentativa e pestë për konstituimin e Kuvendit, a do t’i sigurojë VV’ja votat për Haxhiun?

22/04/2025 - 22:39
në Kryesore, Lajme
A A
Nesër tentativa e pestë për konstituimin e Kuvendit, a do t’i sigurojë VV’ja votat për Haxhiun?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish nesër, në tentativën e pestë për konstituimin e Kuvendit. Seanca do të fillojë në orën 10:00, teksa pritet të hedhet në votim propozimi për Kryeparlamentarin. VV ka thënë se do të vazhdojë me emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun, teksa PDK, LDK dhe AAK ia kanë bërë të qartë se nuk do të ia votojnë këtë propozim.

Deputetët e rinj do të bëhen bashkë sërish nesër në Kuvend, në një tentativë tjetër për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit.

Seanca konstituive, që u ndërpre të hënën, do të vazhdojë nesër në orën 10:00.

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon të mbetet emri i Albulena Haxhiut. Në dy votime, ajo s’ka marrë votat e nevojshme. Nga 61 sa duhen, Haxhiun e kanë votuar vetëm 57 deputetë.

Në seancën e së hënës, propozimi nuk u hodh fare në votim.

Nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca, kërkoi kohë shtesë dhe marrëveshje me partitë e tjera politike për këtë çështje.

Pas ndërprerjes së seancës, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë një kandidat tjetër, pasi që sipas tij Albulena Haxhiu do të dështojë kurdoherë që del në votim.

“LVV duhet ta gjejë një kandidat tjetër sepse kandidatja që ka dështuar do të dështojë përsëri. Nuk duhet ta lënë peng Kuvendin për shkak të tekeve apo problemeve të brendshme.”, deklaroi Krasniqi.

Krasniqi tha se Haxhiu është simbol i dështimeve.

“Ajo është simbol i dështimti të kësaj qeverie, krejt mandatin e ka pas me skandale të ndryshme prej zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit e deri të ulja e buxhetiti për mbrojtjen e çlirimtarëve.”, shtoi Krasniqi.

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, ka deklaruar sot se vota e kësaj partie do të jetë kundër edhe në seancën e nesërme.

Zemaj tha se deputetët e LDK-së do të votojnë kundër kandidatit të VV-së për kryetar kuvendi, që në tri seancat e fundit ishe Albulena Haxhiu.

“Ne do të votojmë nesër, por do të votojmë kundër, Albulena Haxhiun apo kushdo që do të jetë kandidat i propozuar nga VV-ja”, ka deklaruar Zemaj.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar VV’së që ta ndërrojë kandidaten.

Ai ka dhënë dy emra, që thotë se nëse propozohen, ai dhe partia e tij do t’i votonin.

“….meqë VV po kërkon marrëveshje politike, po lypë votë prej opozitës, ne po i themi në rregull dhe kërkojmë dikë që e kemi më të lehtë me e votue. Për Sarandën s’e kam problem me ia qitë votën, kuptohet edhe për Shqipen”, ka thënë Haradinaj.

Nga VV kanë insistuar se partitë tjera duhet ta votojnë kandidaten e tyre.

Mimoza Kusari-Lila tha se partitë e tjera e kanë obligim që ta votojnë për kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarëve të tij.

“ Për dallim nga qëndrimi politik apo mbështetja dhe mosmbështetja për të marrë pjesë në votim për qeverinë e cila i propozohet Kuvendit dhe mandatarin, votimi  për kryetarin  e Kuvendit dhe nënkryetarëve është obligim i të gjitha grupeve parlamentare.  Në situatën aktuale, ashtu siç po deklarohen grupet parlamentare politike të opozitës së deritashme i bie që menjëherë pas arritjes së një shumicë që kërkohet për zgjedhjen e kryeparlamentares me 61 vota për, atëherë ne si grupi më i madh parlamentar kemi forcën që të bllokojmë apo zgjedhjen e nënkryetarëve.”, tha ajo.

Ndërkohë, Hekuran Murati ka deklaruar se partitë politike duhet të bëhen bashkë dhe të ulen e të arrijnë dakordim për kryeparlamentarin, sikurse vepruan të shtunën për raportin e Komisionit për Verifikimin e Mandateve të deputetëve.

Murati tha se shpreson që deri të mërkurën partitë e tjera të reflektojnë që të zhbllokohet ky proces, teksa insistoi se partitë duhet të votojnë propozimin e tyre.

Theksoi se kandidatja e VV’së për këtë post do të vazhdojë të mbetet e njëjta, Albulena Haxhiu.

“Duhen ndoshta që të ulemi njësoj si për raportin, pra po shihet që për cdo hap gjatë rrugës duhet një dakordim dhe konsensus politik që të zhbllokohet procesi. Emri dhe propozimi i takon partisë fituese. Ne si parti fituese e propozojmë kryetarin dhe është e udhës që kandidati të mbështetet nga partitë tjera”, dekalroi Murati.

JU REKOMANDOJMË

Mblidhet Qeveria – ka edhe seancë të jashtëzakonshme

Mblidhet Qeveria – ka edhe seancë të jashtëzakonshme
03/04/2026 - 08:24

Qeveria e Kosovës pritet të shqyrtojë sot projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg sot në mbledhjen e planifikuar...

Më shumëDetails

Qeveria shkel vendimin e saj, ndan pagë të 13-të për ish-deputetët

Ligji i Punës: Shoqëria civile hatërohet në ministrin Murati
03/04/2026 - 08:11

Ndarja e pagës së 13-të për të punësuarit në sektorin publik ka ngjallur reagime të shumta. Ekzekutivi është kritikuar se ka lënë jashtë sektorin privat, e po ashtu...

Më shumëDetails

Kajtazi nxjerr dokumentin: Ky njeri i afërt i Kurtit mori mbi 1 milionë e gjysmë euro nga Beogradi

Kajtazi nxjerr dokumentin: Ky njeri i afërt i Kurtit mori mbi 1 milionë e gjysmë euro nga Beogradi
02/04/2026 - 22:32

Gazetari Vebhi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka nxjerrur një dokument të një personi të afërt me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi i shkon për vizitë Përparim Ramës, ia dhuron librin autobiografik të babait

Endrit Thaçi i shkon për vizitë Përparim Ramës, ia dhuron librin autobiografik të babait
02/04/2026 - 22:26

Endriti, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi i ka shkuar për vizitë kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës.Ai ka falënderuar të parin e kryeqytetit për mbështetjen e vlerave të luftës...

Më shumëDetails

Buzhala shpjegon pse nuk e falënderoi Faton Pecin

Buzhala shpjegon pse nuk e falënderoi Faton Pecin
02/04/2026 - 22:00

Viktor Buzhala, i cili sapo ka njoftuar largimin e tij nga partia “Guxo”, ka treguar arsyet e krisjes së raporteve me kryetarin e këtij subjekti, Faton Peci. Ai...

Më shumëDetails

VV: Nga shtatë marrëveshjet e miratuara sot, katër janë marrëveshje kredie me vlerë 121 milion euro

KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
02/04/2026 - 21:41

LVV ka reaguar pas miratimit sot në Kuvendit i Kosovës të 7 marrëveshjeve ndërkombëtare. Në reagimin e tyre thuhet se janë, përfshirë 4 kredi me vlerë totale 121...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Mjaft ma”, Gërvalla i gjuan fjalë Haradinajt pasi ky i tha Kurtit se “po rren” (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kurti kujdeset t’ia çojë edhe një mesazh Osmanit në ditët e fundit të mandatit, ja çfarë i thotë nga foltorja e Kuvendit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Konfirmohen zyrtarisht vjedhjet e KEDS-it, MINTI: Njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, ekzistojnë devijime 10–11 orësh krahasuar me kohën reale

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë