Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nesër votimi në ambasada dhe konsullata, Elezi: Organizohet në 19 shtete, mund të votojnë vetëm votuesit e regjistruar

07/02/2025 - 09:51
në Kryesore, Lajme
A A
Nesër votimi në ambasada dhe konsullata, Elezi: Organizohet në 19 shtete, mund të votojnë vetëm votuesit e regjistruar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, përfaqësitë diplomatike të Kosovës do të shndërrohen në qendra të votimit për të pritur shtetasit e tyre për të votuar në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Më 8 shkurt, në 19 shtete të ndryshme të botës, kryesisht në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, 20 mijë e 324 shtetas të Kosovës, të cilët gjatë regjistrimit kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, do të mund të votojnë nga ora 07:00 deri në 19:00, sipas kohës lokale të shtetit përkatës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për EkonomiaOnlinen për përgatitjet para fillimit të votimit në përfaqësi diplomatike.

“Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike, të cilat janë të vendosura në shtete të ndryshme të botës. Pra, procesi i votimit do të zhvillohet në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 19 shtete të ndryshme. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 20,324 votues”, tha Elezi.

Sipas tij, në përfaqësi diplomatike mund të votojnë vetëm shtetasit e Kosovës, të cilët kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi në momentin kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës.

“Vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 8 shkurt 2025, pasi në listën votuese e cila është dërguar në përfaqësi dipomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (29 gusht – 26 dhjetor 2024). Sipas rregullores së KQZ-së për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, me rastin e votimit në vendvotimin në përfaqësi diplomatike, votuesi identifikohet përmes dokumentit identifikues të lëshuar nga Republika e Kosovës, si: letërnjoftim, pasaportë ose patentëshoferi”, theksoi ai për Ekonomia Online.

Sipas KQZ-së, verifikimi i statusit nëse një shtetas është i regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, mund të bëhet në çdo kohë përmes platformës elektronike: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter/AbroadVoterStatuses

Sipas vendimit të KQZ-së, në përgjithësi, numri i anëtarëve të 43 këshillave të vendvotimit që janë emëruar për t’u angazhuar në vendvotime apo si rezervë, është rreth 200 anëtarë.

Gjatë periudhës 120 ditore (29 gusht – 26 dhjetor 2024) për të votuar jashtë Kosovës janë regjistruar 104,924 shtetas, prej të cilëve 20,324 janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, ndërkaq 17,104 shtetas të tjerë janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotime në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 67,496 për të dërguar pakon me fletëvotime në një nga kutitë postare të KQZ-së të hapura jashtë Kosovës.

Më 9 janar ka filluar periudha e votimit përmes postës për të githë shtetasit e Kosovës që kur u regjistruan si votues jashtë Kosovës e përzgjodhën këtë mënyrë votimi. Kjo periudhë përfundon, më 8 shkurt 2025.

JU REKOMANDOJMË

“Bloomberg”: Zyrtarët amerikanë po përgatiten për sulm të mundshëm ndaj Iranit ditëve në vijim
Lajme

“Bloomberg”: Zyrtarët amerikanë po përgatiten për sulm të mundshëm ndaj Iranit ditëve në vijim

19/06/2025 - 09:00
Piloti izraelit që sulmoi Iranin: Prisnim një mbrojtje ajrore më të fortë
Lajme

Piloti izraelit që sulmoi Iranin: Prisnim një mbrojtje ajrore më të fortë

19/06/2025 - 08:55
Trump i pret në zyren e tij lojtarët e Juventusit, sportistët mbetën të hutuar teksa ai fliste për Iranin!
Lajme

Trump i pret në zyren e tij lojtarët e Juventusit, sportistët mbetën të hutuar teksa ai fliste për Iranin!

19/06/2025 - 08:39
KQZ: Kandidati për kryetar komune duhet të jetë banor i asaj komune, së paku 3 vjet
Lajme

KQZ: Kandidati për kryetar komune duhet të jetë banor i asaj komune, së paku 3 vjet

19/06/2025 - 08:38
Paralajmërojnë ekspertët: Një sulm i SHBA-së ndaj Iranit mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në Lindjen e Mesme
Lajme

Trump: Irani ishte vetëm disa javë larg nga arma bërthamore

19/06/2025 - 08:31
Gjeneral Jashari viziton trupat e FSK-së në SHBA: Krenar për përfaqësimin në JRTC
Kryesore

Gjeneral Jashari viziton trupat e FSK-së në SHBA: Krenar për përfaqësimin në JRTC

19/06/2025 - 08:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi i Iranit, të cilin Trump e quajti një “shënjestër të lehtë”

    Khamenei i Iranit ia kthen përgjigjen Trumpit për kërkesën për dorëzim pa kushte

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • ‘Beqë fajdexhia’ kapet me armën me fishek në tytë para Gjykatës në Prishtinë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    316 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Inspeksioni i Mitrovicës gjobiti kompaninë “Medi Premium” për mbindërtim pa leje, urdhëron t’i ndërpres menjëherë punimet (Dokument)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë