Kryeministri i Izraelit po përmbahet “nga sulme të mëtejshme” ndaj Iranit pas një bisede telefonike me Donald Trump, thuhet në një deklaratë zyrtare.
Sipas Al Jazeera, zyra e Netanyahut ka publikuar një deklaratë në lidhje me operacionet e fundit ushtarake të Izraelit në Teheran.
Në deklaratë thuhet se ushtria izraelite “shkatërroi një instalim radari pranë Teheranit” si kundërpërgjigje ndaj disa sulmeve me raketa të lëshuara më herët nga Irani, të cilat u përshkruan si “shkelje” të armëpushimit.
Sipas deklaratës, pas një bisede me presidentin amerikan Donald Trump, Netanyahu “u përmbajt nga sulme të mëtejshme”.
Poashtu bëhet e ditur se, “gjatë telefonatës, presidenti Trump shprehu mirënjohje të thellë për Izraelin, duke thënë se ai kishte arritur të gjitha objektivat e luftës. Ai gjithashtu shprehu besimin e tij në qëndrueshmërinë e armëpushimit.”