Portieri 40-vjeçar i Bayern Munich, Manuel Neuer, pati një përformancë të jashtëzakonshme sot përballë Real Madridit në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Neuer pati disa pritje ndaj goditjeve të Vinicius dhe Mbappe, duke ia siguruar kështu bavarezëve fitoren e parë pas 25 vitesh në “Santiago Bernabeu”, shkruan Insajderi.
Për këtë përformancë, ai mori trofeun e lojtarit të ndeshjes nga UEFA Champions League.
Bayern Munich triumfoi me rezultat të ngushtë prej 1-2 kundër Real Madridit, teksa gjithçka pritet të përcaktohet në “Allianz Arena” në rundin e dytë të çerekfinales.













