Analisti dhe profesori nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka ngritur shqetësime lidhur me urën e re të ndërtuar vitin e kaluar mbi Lumin Ibër, duke vlerësuar se ajo duket e shtrembër dhe problematike nga aspekti estetik.
Sipas tij, ndonëse ura ka qenë një investim i domosdoshëm për qytetin, ajo aktualisht duket se qëndron shtrembër, pasi ana e djathtë e saj është më e ulët.
Spahiu ka theksuar se është e mundur që inxhinierët e ndërtimit të kenë shpjegime teknike për stabilitetin dhe statikën e urës, megjithatë ai vlerëson se nga pikëpamja arkitektonike pamja e saj nuk është në rregull.
Ai shton se është e vështirë të bindet një arkitekt se kjo urë është e pranueshme nga aspekti estetik, duke ngritur njëkohësisht pyetjen nëse dikush do të mbajë përgjegjësi për mënyrën se si është projektuar dhe realizuar kjo vepër infrastrukturore.













