Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nexhi nga Kosova prapë s’bindet nga NASA: S’ka mundësi me qenë ajo foto prej mbrapa Hënës

09/04/2026 - 11:48
në Lajme
A A
Nexhi nga Kosova prapë s’bindet nga NASA: S’ka mundësi me qenë ajo foto prej mbrapa Hënës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nexhi Krasniqi, shqiptari nga Kosova që tërhoqi edhe vëmendjen e NASA-s pasi e vuri në pikëpyetje autenticitetin e një fotografie të publikuar nga misioni Artemis II, të realizuar gjatë fluturimit rreth anës së largët të Hënës, nuk është ende i bindur nga shpjegimi i vetë NASA-s për të.

Ai thotë se ka bërë “një analizë me vetveten”, duke e përsëritur pyetjen që ia bëri NASA-s: “Ku janë yjet?”.

“Në momentin kur e pashë postimin e fotos që e kish postu NASA, tu bë analizë me vetveten unë, tu e pa se një fotografi që bëhet prej një distance pas një planeti si Hëna edhe shihet Toka prapa saj edhe shihet pjesa dërrmuese e horizontit, e hapësirës, tu e këqyre, tu bo analizë, tu thënë ku janë yjet? S’shifen yjet fare. Pse Toka kaq e madhe po duket në krahasim më Hënën. Nëse ata janë afër Hënës qysh po ka mundësi Toka me u duk kaq e madhe? Edhe retë e bardha u shihshin aty. Edhe m’u duk absurde me thënë të drejtën edhe thash hajt ta lëshoj këtë koment”, tha ai për Tëvë1.

Ai e vuri në pikëpyetje autenticitetin e disa pamjeve të Hënës të publikuara nga NASA, të realizuara gjatë misionit Artemis II. Në postimin e NASA-s ku paraqiteshin pamje të realizuara nga anija kozmike Orion gjatë fluturimit rreth anës së fshehtë të Hënës, qytetari nga Kosova pyeti pse nuk duken yjet dhe sugjeroi se pamjet mund të ishin krijuar nga inteligjenca artificiale.

“Pse nuk janë të dukshme yjet nga kjo pozicion? Dyshoj se është krijuar nga inteligjenca artificiale!”, shkroi ai në koment.

Reagimi nga NASA nuk vonoi. Pas vetëm pesë minutash, NASA iu përgjigj drejtpërdrejt Nexhi Krasniqit, duke shpjeguar arsyen shkencore pas mungesës së yjeve në pamje.

“Ne s’mund t’i shohim yjet në këto imazhe sepse yjet duken relativisht shumë të zbehtë në krahasim me Hënën, e cila është shumë më afër dhe reflekton shumë më tepër dritë. Kamerat mund të kapin vetëm një interval të caktuar midis pjesëve më të ndritshme dhe më të errëta të një skene”.

Por Nexhi Krasniqi s’është i bindur.

“I kam lexu komentet e njerëzve shumë mirëpo përgjigje prej NASA nuk kam lexu kurrë edhe mu duk si e veçantë. Po unë prapë e kam atë mendim se foto si foto mua vetë po ma jep përshtypjen me u bind se nuk ka mundësi me qenë e fotografuar prej mbrapa Hënës, duke e pa edhe Tokën. Jo se jam ekspert i kësaj lëmie, as s’kam të bëj fare me këtë, mirëpo, me të thënë të drejtën, e kam shiku shumë shpesh, e kam vizitu Google Earth, planetet tjera…”, shprehet ai.

JU REKOMANDOJMË

Tiranë: Qytetari hidhet nga kati i 2-të i restorantit për të mos paguar faturën

Tiranë: Qytetari hidhet nga kati i 2-të i restorantit për të mos paguar faturën
09/04/2026 - 12:38

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një klient ka zgjedhur të hidhet nga kati i dytë i një restoranti me qëllim shmangien e pagesës së...

Më shumëDetails

Nga cilat vende furnizohet Kosova me naftë dhe pse çmimet vazhdojnë të jenë të larta

Nga cilat vende furnizohet Kosova me naftë dhe pse çmimet vazhdojnë të jenë të larta
09/04/2026 - 12:32

Kosova është e varur nga importi i derivateve të naftës, duke u furnizuar nga vende të ndryshme të botës, kjo duke reflektuar edhe në çmimet si pasojë e...

Më shumëDetails

Britania e Italia angazhohen për rivendosjen e lirisë së lëvizjes në Ngushticën e Hormuzit

Britania e Italia angazhohen për rivendosjen e lirisë së lëvizjes në Ngushticën e Hormuzit
09/04/2026 - 12:24

Gjatë qëndrimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri britanik, Keir Starmer u ka thënë aleatëve të Gjirit se Irani nuk duhet ta mbajë Ngushticën e Hormuzit...

Më shumëDetails

Muharremi për Kurtin: Vendi në krizë ekonomike, e shefi në bisht të aeroplanit

Muharremi për Kurtin: Vendi në krizë ekonomike, e shefi në bisht të aeroplanit
09/04/2026 - 12:16

Shenoll Muharremi kritikon kryeministrin Albin Kurti për udhëtimet e tij jashtë vendit gjatë krizave të thella ekonomike dhe politike në Kosovë, raporton GazetaBlic. Ai thotë se Kurti duhet...

Më shumëDetails

Emisari i BE’së në Beograd, Vuçiq ia kërkon themelimin e Asociacionit

Emisari i BE’së në Beograd, Vuçiq ia kërkon themelimin e Asociacionit
09/04/2026 - 12:09

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar për një takim që pati me emisarin e BE-së, Peter Sorensen, në zyrën e tij në Beograd. Ai tha se me...

Më shumëDetails

Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!

Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
09/04/2026 - 11:59

Sot shënohen 27 vjet nga Beteja e Koshares, një nga përballjet më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri. Këtë ditë e ka përkujtuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re

    Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie shqiptare opozitare!

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Gjendja e armëpushimit dhe e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, CNN sjell të rejat e fundit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, zbulohen detaje të reja arrestohet edhe një person!

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Çmimi i naftës, ja çka thotë ministrja Kusari-Lila?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Demolohet Posta e Kosovës në Vushtrri – dera thyhet, alarmet shkatërrohen, dyshime për hyrje me çelës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë