Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga 1 gushti qytetarët s’mund të marrin certifikata të gjendjes civile pa adresë zyrtare

31/07/2025 - 15:01
në Lajme
A A
Nga 1 gushti qytetarët s’mund të marrin certifikata të gjendjes civile pa adresë zyrtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga data 1 gusht, asnjë qytetar i Kosovës nuk do të mund të pajiset me certifikata të gjendjes civile, qoftë nëpër komuna apo përmes platformës E-Kosova, nëse nuk e ka deklaruar adresën e tij zyrtare.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), qytetarët e kanë obligim ligjor që ta deklarojnë adresën e tyre. Megjithatë, ende ka persona që nuk janë në dijeni për këtë kufizim.

Për ata që nuk kanë të caktuar numrin e adresës në objektet ku banojnë, është e nevojshme të paraqiten në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, për të ndjekur hapat e mëtejshëm dhe opsionet alternative.

Drejtori i ARC-së, Blerim Camaj, thekson se nga nesër (1 gusht), çdo qytetar që dëshiron të pajiset me ndonjë certifikatë të gjendjes civile, duhet fillimisht të plotësojë dhe dorëzojë një formular, e më pas të marrë dokumentin përkatës. Ky proces është i njëjtë edhe për kërkesat e bëra përmes E-Kosova.

Ai tregon se ende ka shumë qytetarë që nuk e kanë deklaruar adresën e tyre zyrtare, megjithëse deri tani këtë obligim e kanë përmbushur mbi 250 mijë persona.

“Prej vitit 2024 kur ka filluar projekti së bashku me agjensionin kadastral, ARC-në dhe ASHI-në, kanë deklaruar adresën 245 mijë e 534 qytetarë. Ndërsa, që nga dita kur e mbajtëm një konferencë për media me agjencionin kadastral diku mbi 20 mijë kanë deklaruar adresën…Kanë mbetur një numër i madh i qytetarëve pa deklaruar sepse qytetarët e kanë obligim ligjor ta deklarojnë adresën sepse shteti dëshiron të dijë se ku e ka qytetarin e vet. Dhe qytetarët e kanë obligim ligjor ta deklarojnë adresën. Është e vërtetë që deri më tani nuk kemi pasur adresa zyrtare. Por, tani meqenëse agjensioni kadastral e ka bërë sistemin dhe i ka të gjitha adresat zyrtare, ne duhet ta ndërlidhim qytetarin me adresën zyrtare”, thotë Camaj.

Camaj bën të ditur se, në kuadër të projektit, në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) dhe Agjencinë për Shoqërinë e Informacionit (ASHI), janë të obliguar të kufizojnë disa shërbime për qytetarët deri në momentin kur ata të deklarojnë adresën e tyre zyrtare.

“Ne e dimë që kushtëzimet nuk janë të mira, por është obligim ligjor që të deklarohet adresa. Andaj, ne së bashku me Agjencinë Kadastrale, ASHI-në dhe ARC-në jemi të obliguar që t’i kushtëzojmë me marrjen e disa shërbimeve qytetarët siç janë shërbimin, pajisjen e qytetarëve me certifikatat e lindjes dhe certifikatat e ndryshme të gjendjes civile… Qytetari shkon në komunë e merr formularin e adresës dhe me atë formular e deklaron në gjendje civile. Është një proces shumë i shpejtë. Por, i njoftojmë të gjithë qytetarët të cilët nuk e gjejnë adresën e tyre dhe vetëm sistemi i agjencionit kadastral e merr informacionin dhe ata i marrin veprimet e nevojshme”, potencon Camaj.

Ndërkaq, Camaj tregon se ka alternativa për qytetarët që nuk e kanë numrin e adresës në objektin ku banojnë, porse duhet të lajmërohen në AKK.

“Kemi zgjidhjet alternative për këta qytetarë që nuk e gjejnë adresën. Mirëpo, duhet patjetër që të ketë informacion sistemi i agjencionit kadastral që ky qytetar nuk e ka adresën dhe ata i marrin veprimet e nevojshme”, potencon Camaj.

Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj thotë se qytetarët mund të bëjnë regjistrimin e lindjeve, martesave, vdekjeve e të tjera edhe pa e deklaruar adresën, porse nuk mund të pajisen me to.

“Janë disa raste të cilat ne nuk do t’i kushtëzojmë sa i përket regjistrimit e fakteve, lindjes, martesës dhe vdekjes. Regjistrimet nuk do t’i ndalojmë…Të gjitha faktet që janë të regjistruar që printohen certifikatat e lindjes, që merren për ta kryer një shërbim, ne nuk do t’ia mundësojmë qytetarëve të marrin atë certifikate pa e deklaruar adresën…Nuk do të merr shërbim certifikatën e lindjes, martesës, vdekjes, certifikatën e bashkësisë familjare, këto nuk do të kenë mundësi t’i printojnë nga E-Kosova as t’i marrin në sistemin e gjendjes civile”, tha Camaj.

Disa qytetarë tregojnë se kanë dëgjuar për këtë kufizim dhe tashmë kanë deklaruar adresën e tyre. Ndërsa, të tjera thonë se nuk kanë qenë në dijeni për këtë çështje.

Sami Ahmeti tregon se deri më tani nuk ka qenë i informuar, porse do ta bëjë deklarimin e adresës.

“Jo, nuk kam dëgjuar…Se di çfarë të them. Ashtu siç është thënë, siç është urdhëruar ne do të bëjmë. Do t’i bëjmë të gjitha. Do t’i bëjmë ato kush nuk i kemi bërë”, thotë Ahmeti.

Njëjtë pohon edhe Ahmet Ahmeti.

“Nuk e di (që kufizohen certifikatat nëse nuk e deklarojmë adresën)”, thotë Ahmet Ahmeti.

Ndërsa, Jalldëze Selmani tha se ka dëgjuar rreth kësaj dhe se e ka deklaruar tashmë adresën.

“Po…E kam deklaruar adresën”, tregon Selmani.

Njëjtë potencon edhe Mustafë Ahmeti.

“Kam dëgjuar. Unë i kam deklaruar dokumente në adresë timen, atë adresë e kam të përhershme dhe nuk ndryshon”, thotë Ahmeti.

Para disa ditësh AKK-ja bashkë me ARC-në mbajtën konferencë për media ku njoftuan rreth këtij kufizimi dhe u bënë thirrje qytetarëve që ta bëjnë deklarimin e adresës.

JU REKOMANDOJMË

Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë
Lajme

Vuçiq pas dënimit të Dodikut: Serbia s’ka qenë në situatë kaq të vështirë që nga viti 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë

01/08/2025 - 19:59
Trump: Ajo që po bën Rusia është e neveritshme
Lajme

Trump reagon ndaj Medvedevit – zhvendos nëndetëset bërthamore

01/08/2025 - 19:50
Pezullohet Sekretari i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj – akuzohet për korrupsion
Lajme

Pezullohet Sekretari i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj – akuzohet për korrupsion

01/08/2025 - 19:42
Franca hedh 40 ton ndihma për Gazën – “Nuk ka asnjë minutë për të humbur”
Lajme

Franca hedh 40 ton ndihma për Gazën – “Nuk ka asnjë minutë për të humbur”

01/08/2025 - 19:26
Polici Bekim Ferizi ka nevojë për ndihmë për t’u trajtuar jashtë vendit, shteti e ka lënë në dorë të “Jetimave të Ballkanit”
Lajme

Polici Bekim Ferizi ka nevojë për ndihmë për t’u trajtuar jashtë vendit, shteti e ka lënë në dorë të “Jetimave të Ballkanit”

01/08/2025 - 19:24
Rapsodi i Gajretit: 700 punëtorë të RTK-së pa paga, Gërvalla i tall me valutë të ‘dinjitetit’ dhe ‘ndërgjegjës’
Lajme

Rapsodi i Gajretit: 700 punëtorë të RTK-së pa paga, Gërvalla i tall me valutë të ‘dinjitetit’ dhe ‘ndërgjegjës’

01/08/2025 - 19:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Mashtrues, shpifës e humoristë të pa cipë”, akuza të rënda ndaj kryetarit Burim Berisha e nënkryetarit Besnik Osmani

    “Mashtrues, shpifës e humoristë të pa cipë”, akuza të rënda ndaj kryetarit Burim Berisha e nënkryetarit Besnik Osmani

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • E rëndë: Veterani i UÇK-së që vdiq sot, kishte ardhur për pushime dhe shkoi t’i ndihmojë motrës për ndërtimin e shtëpisë – ra nga kulmi

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Deputetët e disa partive bashkohen në një diskutim të përbashkët – për herë të parë që nga pauza kushtetuese e Kuvendit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vendimi i Kushtetueses: VV-së mund t’i humbë e drejta për kryetar Kuvendi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Skandal: Dalin dokumentet që kompania e përjashtuar nga tenderi në Komunën e ‘çlirimtarit’ të VV-së ka poseduar licencë, për ‘mungesën’ e të cilës u përjashtua nga tenderi

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë