Meliza Haradianaj që ka shërbyer si ministre e Punëve të Jashtme gjatë Qeverisë Haradinaj, që viteve të fundit ka frekuentuar në studio televizive si analiste është punësuar nga Presidentja Vjosa Osmani.
Si analiste ajo njihet se ia mbante anën kryesisht pushtetit, konkretisht qeverisë Kurti.
Ajo tash do të jetë eksperte e Jashtme për Çështje Evropiane e Presidencës.
Lajmin për Gazetën Blic e ka konfirmuar Bekim Kupina, zëdhënës për media në presidencë.
“Ajo është e angazhuar si eksperte e jashtme për çështje evropiane dhe jo këshilltare e presidentes”, ka thënë Kupina.