Ambasada e Kosovës në kryeqytetin e Sllovenisë njofton se më 03 prill hapet ekspozita e artit me “Nga Dardania në Pavarësi”, me ç’rast ka ftuar gjithë ata që kanë mundësi të marrin pjesë ne hapjen e saj.
Bëhet e ditur se kjo ekspozitë kolektive sjell para publikut veprat e artistëve nga Kosova, duke reflektuar rrugëtimin historik dhe shpirtëror nga lashtësia dardane deri te shtetësia modern, shkruan Veriu.info.
Komunikata:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në hapjen e ekspozitës së artit: “Nga Dardania në Pavarësi”
Kjo ekspozitë kolektive sjell para publikut veprat e artistëve nga Kosova, duke reflektuar rrugëtimin historik dhe shpirtëror nga lashtësia dardane deri te shtetësia moderne. Ekspozita është kuruar nga znj. Emine Jetishi.
📅 Data: 03 prill 2026
🕕 Ora: 18:00
📍 Vendi: Ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Lubjanë
Tivolska c. 48, 1000 Ljubljana
Kjo ngjarje organizohet në bashkëpunim me:
Instituti Shqiptaro Evropian dhe
Oda Ekonomike Shqiptare
Prania juaj do të na nderonte dhe do të kontribuonte në promovimin e artit, kulturës dhe identitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.















