Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga Dukagjini e Drenica, Gërvalla dhe Mihali provokojnë Haradinajn e Lushtakun

27/01/2025 - 22:15
në Kryesore, Lajme
A A
Nga Dukagjini e Drenica, Gërvalla dhe Mihali provokojnë Haradinajn e Lushtakun
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pasi ia inskenuan “mbytjen” në skenë LDK-së, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon provokimet gjatë fushatës zgjedhore. Tash, rradha për PDK-në e AAK-në. Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëendosje, Dejona Mihali provokoi këtë të hënë Sami Lushtakun e PDK-së, duke e “ftuar në mejdan” që të dalë vetë në sheshin e Skenderajt, aty ku po protestonin qytetarët ndaj Kurtit. Pra ajo që kryen punë me mesazhe për ta udhëhequr faktikisht KEK-un e gjithashtu kontrollon deputetët e Vetëvendosjes, duke iu treguar se kur e çka të flasin. Ajo që s’del vet; e ka ftuar Sami Lushtakun që të dal vetë në Skenderaj ku u protestua kundër Albin Kurtit. Ajo i ka thënë Lushtakut se e ka zënë frika.

“E paska zënë frikë e madhe Sami Lushtakun në Skenderaj. Dil vet ma mirë sa fshihesh pas fishekzjarrëve, o trim mbi trimat.” – shkroi ajo.

Ndërkohë veç pak ditë më parë, bash nga Deçani në një deklaratë absolutisht skandaloze, Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla e quajti “gjeneral të vetëshpallur” Ramush Haradinajn.

Haradinaj Gërvallës: Gradën e parë ma ka dhënë UÇK-ja ime, të dytën NATO

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur ministres se Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila dje e ka quajtur gjeneral të vetëshpallur.

Në tubimin e AAK-së në Gjilan, Haradinaj ka treguar se gradën e parë ia ka dhënë UÇK-ja.

Më pas, ai ka treguar se yllin e dytë ia ka dhënë NATO.

“Unë nuk kam faj që pasi ma ka jep UÇK-ja ime gradën gjeneral brigade me një ylli. Sepse unë nga UÇK-ja kam vetëm një ylli, gjeneral brigade. Është rezultat i angazhimit tim që nuk e kam lëshuar asnjë ditë luftën, që kam qenë në lufte e krejt këto. Po pastaj NATO ma ka jep yllin dytë. Tash po e tregoj edhe ngjarjen. Bile oficeri që ma ka jep këtë të dytën është gjerman, gjenerali Klaus Rainhard dhe ceremoni ka ndodhur në Parlamentin e e Kosovës”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se në këtë ceremoni ka qenë bashkë me 50 oficer të tjerë të TMK-së.

“Unë nuk kam qenë deputet, por si oficer kemi qenë 50 oficerë të TMK-së. Unë atëherë e kam pasur gradën e lartë, sepse kam qenë zëvendëskomandant i përgjithshëm dhe gradën ma ka dhënë Kushneri, aty ka qenë komandanti i KFOR-it, ka qenë ceremoni solemne e NATO-së”, ka thënë Haradinaj.

Kurse, para tubimit në Gjilan, Haradinaj ka folur edhe për media lidhur me këtë çështje.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka thënë se Gërvalla deklarohet në këtë mënyrë për shkak të kritikave që ai ka ndaj Albin Kurtit.

“Ajo flet kështu sepse unë shefit të saj ia kam hequr maskën dhe çeben”, ka thënë Haradianj.

Ndërkaq, Daut Haradinaj ka deklaruar se është ndjerë keq për qytetarët që kanë sakrifikuar dhe mund të preken nga gjuha e përdorur nga ministrja Gërvalla.

“Nuk mendoj që ne duhet me komentu shumë, sepse ndoshta edhe poi japim peshë pa pasë ajo zonja. Gjithsesi i kisha bërë thirrje me pasë kujdes në fjalor, për shkak se boll është boll edhe ajo gjuha e ‘Hajrije spikericës’ nuk i ka hije se është çika e Jusuf Gërvallës”, ka deklaruar ndër të tjerash Daut Haradinaj./Nacionale

JU REKOMANDOJMË

Ferit Idrizi: Do të ndërtojmë 6 çerdhe në Smrekonicë, Bukosh, Lumadh, Maxhunaj, Sllatinë dhe Pestovë
Lajme

Ferit Idrizi: Do të ndërtojmë 6 çerdhe në Smrekonicë, Bukosh, Lumadh, Maxhunaj, Sllatinë dhe Pestovë

17/09/2025 - 22:22
Ferit Idrizi i drejtohet Xhafer Tahirit: “Ato paret që u numërojshin, a janë kthy? – ti e ke mizën pas veshi”
Lajme

Ferit Idrizi i drejtohet Xhafer Tahirit: “Ato paret që u numërojshin, a janë kthy? – ti e ke mizën pas veshi”

17/09/2025 - 22:13
Ferit Idrizi: Projektet tona në mandatin e parë e kanë transformuar Vushtrrinë, mandati i dytë vazhdimësi e projekteve
Lajme

Ferit Idrizi: Kemi ndarë afër 700 mijë euro për bursa për studentë dhe trajnime profesionale

17/09/2025 - 22:05
“Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë
Lajme

“Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

17/09/2025 - 22:02
Haradinaj godet Sveçlën: Temat e sigurisë nuk janë showbiz
Lajme

Haradinaj godet Sveçlën: Temat e sigurisë nuk janë showbiz

17/09/2025 - 21:53
Deputeti i VV-së i reagon liderëve të opozitës: Jeni të shkëputur nga realiteti
Lajme

Rexhaj për vendimin e SHBA-së: Mes miqsh ka mospajtime, nuk u pezullua dialogu si proces

17/09/2025 - 21:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Çun apo qen? – PZAP merr vendim për deklaratën e Faton Pecit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë