Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga familja Jashari te roli i Thaçit: Krejt çka tha Clarku dje në Hagë

18/11/2025 - 09:09
në Kryesore, Lajme
A A
Takimi me Millosheviqin para bombardimeve, Clark: Më tha se shqiptarët “i vr’as të gjithë, dhe e zgjidhi çështjen”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dëshmia e gjeneralit amerikan Wesley Clark, ish-komandantit suprem të NATO-s dhe arkitektit të fushatës ajrore të vitit 1999, solli në Dhomat e Specializuara një nga ditët më domethënëse të procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në paraqitjen e tij si dëshmitar i fundit i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, Clark, riktheu edhe njëherë rethanat që çuan në ndërhyrjen e NATO-s, funksionimin e UÇK-së dhe rolin e figurave drejtuese gjatë luftës.

Çka tha gjenerali amerikan: 

“Pas vrasjes së familjes Jashari, më thanë se shqiptarët do të kundërpërgjigjeshin”.

Clark tregoi se si informacionet për masakrën e familjes Jashari krijuan alarm të menjëhershëm në rajon.

“Unë shkova në Maqedoni, më duket se kanë qenë ditët e para të marsit, kishim një Task-Forcë të forcave amerikane në Maqedoni, që ishte vendosur para disa viteve për të qëndruar në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë. Unë nuk kam qenë asnjëherë atje, shkova ta inspektoja. Menjëherë më merr në telefon ambasadori amerikan në Shkup, Chris Hill, dhe më thotë se duhej të flisja me presidentit e Maqedonisë. Kisha dëgjuar raporte se ishte vrarë familja Jasharajve, kishte shqetësime për këtë gjë. Por kur shkova ta takoja presidentin Glikorov, ai ma shpjegoi se tani do të fillojë një konflikt për shkak të kësaj, kjo vrasje do të nxisë një konflikt”, deklaroi Clark.

Ai kujtoi se sulmet serbe ndaj popullatës shqiptare “ishin në rritje”, ndërsa brenda NATO-s mungonin planet konkrete të reagimit.

Clark tha se për herë të parë çështja nisi të diskutohej drejtpërdrejt në Departamentin amerikan të Shtetit, me udhëzimin që të mos flitej me asnjë diplomat tjetër të huaj.

Në pranverën e vitit 1998, ai u ngarkua të përgatiste një plan, edhe pse nuk ishte i qartë se cilat shtete apo ministri ishin pjesë e procesit, raporton Klankosova.tv.

“Unë mendova se e dija se çfarë duhej bërë në këto kushte, por sipas procedurave të NATO-s, nuk kishim asnjë autoritet, pasuar udhëzime politike, nuk kishte plane konkrete. Fola me sekretarin amerikan të shtetit për këtë, nuk kam folur me asnjë ministër të jashtëm tjetër për këtë çështje, sepse më udhëzuan Shtetet e Bashkuara të mos flas me askënd tjetër”.

Thaçi në Rambuje dhe vendi i tij në strukturë: Ai nuk ishte komandanti ushtarak

I pyetur nga avokati i Thaçit, Lluka Misetiq, Clark sqaroi ndërveprimet me delegacionin kosovar në Rambuje.

Sipas tij, Thaçi ishte “një prej personave atje, me më autoritet, më i riu, më bindësi”, por jo komandant ushtarak.

“Mua mu kërkua të shkoja në bisedimet në Rambuje, që t’i bindja serbët ta nënshtronin marrëveshjen, e cila ndiqte të njëjtën logjikë, një thirrje e NATO-s për të ndaluar dhunën. S’kishte një plan më të elaboruar. Mendova që mund të shkoja, por nuk u lejova. Por mu lejua më pas të shkoja dhe të takohesha me delegacionin e UÇK-së, në fundin e bisedave të para.

U takova me Thaçin në një herë të dytë, para se filluan fushatat bombarduese. Ai ishte një prej personave atje, me më autoritet, më i riu, më bindësi. Fliste gjermanisht, nuk fliste shumë anglisht. Ai nuk ishte komandanti ushtarak”, u përgjigj Clark.

UÇK nuk kishte veti komanduese dhe kontrolluese 

Clark e përshkroi UÇK-në si një grup rezistence të motivuar, por pa strukturë të qartë komanduese.

“Ne gjithmonë themi komandë dhe kontroll, sepse komanda është kompetenca, autoriteti, por kontrollo është mënyra për ta mbikëqyrur. Me aq sa pamë ne, ajo nuk kishte asnjërën prej këtyre elementeve. Ne kishim disa vëzhgues ne kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, por as ata nuk patën mundësi të mblidhnin informacione të besueshme”, tha ai.

Megjithatë, ai shtoi se ushtria serbe i frikësohej UÇK-së.

“Ishte e qartë që ishte grup i motivuar për të luftuar, ndonjëherë ata kapnin ndokënd, në një pikë e kishin kapur një rus, dhe unë nuk isha i interesuar për këtë. Ishin thjesht njerëz të vetorganizuar. Unë nuk kisha asnjë dyshim se ushtria serbe ishte e frikësuar prej tyre”, tha Clark.

Në pjesën finale të dëshmisë së djeshme, Clark u pyet nëse Thaçi apo UÇK mund të kenë pasur kontroll mbi akte të dhunshme.

Ai tha se “nuk është e qartë që dhuna ishte kryer nga UÇK-ja” dhe se edhe po të kishte qenë, “nuk kishte mekanizëm kontrolli”.

“Unë nuk mendoj që Thaçi ka pasur kontroll mbi njerëzit që kanë bërë akte të tilla. Së pari, nuk është e qartë që dhuna ishte kryer nga UÇK-ja. Unë nuk besoj që ka qenë UÇK-ja, por edhe po të ketë qenë, nuk kishte mekanizëm kontrolli. Ishte më tepër një rezistencë. Njerëzit ishin në rezistencë, sepse donin të shpëtonin jetët e tyre”, deklaroi gjenerali amerikan.

JU REKOMANDOJMË

Çudit Haxhiu: “Francezët donin ta ndërtonin murin në Mitrovicë, unë i ndalova”

Çudit Haxhiu: “Francezët donin ta ndërtonin murin në Mitrovicë, unë i ndalova”
19/03/2026 - 23:41

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë. Teksa po debatonte gazetari Baton Haxhiu me analistin Nexhmedin Spahiu, gazetari Haxhiu th ase po detyrohet...

Më shumëDetails

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze
19/03/2026 - 22:42

Baton Haxhiu, analist në Pressing, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë. Në një moment, Haxhiu u rikthye në historinë e para gati tri dekadave. banner...

Më shumëDetails

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt
19/03/2026 - 22:38

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot një seri takimesh në Mitrovica e Veriut, të cilat i ka cilësuar si konstruktive dhe me...

Më shumëDetails

Ish-këshilltari i Trumpit: Ka pasur diskutime për largimin e trupave amerikane në Ballkan

Ish-këshilltari i Trumpit: Ka pasur diskutime për largimin e trupave amerikane në Ballkan
19/03/2026 - 22:20

John Bollton, ish-këshilltar i sigurisë së Donald Trumpit gjatë presidencës së parë, ka folur në lidhje me zhvillimet politike ndërkombëtare. Bolton ka pasur një pikëpamje goxha pesimiste për...

Më shumëDetails

Trump i kërkon Japonisë ndihmë kundër Iranit: 90% e naftës tuaj kalon përmes asaj ngushtice

Trump i kërkon Japonisë ndihmë kundër Iranit: 90% e naftës tuaj kalon përmes asaj ngushtice
19/03/2026 - 21:58

Donald Trump ka kërkuar nga Japoni që të ndihmojë në sigurimin e Ngushtica e Hormuzit, duke theksuar se mbi 90% e naftës së Japonisë kalon përmes kësaj rruge...

Më shumëDetails

Haxhiu për Kurtin: Ky njeri nuk e di çka është kompromisi

Haxhiu për Kurtin: Ky njeri nuk e di çka është kompromisi
19/03/2026 - 21:45

Analisti Baton Haxhiu vlerëson se “Kurti nuk e di çka është kompromisi dhe e do fitoren e madhe ku i kontrollon të gjithë”.Ai në Pressing tha: “Ky normalitet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë