Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga futbolli deri në Hënë: Pesë gjërat që pritet ta veçojnë vitin 2026

02/01/2026 - 12:15
në Kuriozitete, Sport
A A
Nga futbolli deri në Hënë: Pesë gjërat që pritet ta veçojnë vitin 2026
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Viti 2026 premton shumë gjëra, përfshirë udhëtime rreth Hënës, bukuri futbolli dhe një betejë për kontrollin mbi Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto janë pesë gjëra që do ta veçojnë 2026-shin:

Klima: A do të veprojë bota?

Bota tashmë po përjeton temperatura rekorde, dhe gjasat janë që gjendja të përkeqësohet edhe më shumë në vitin 2026.

Viti i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar deri më tani, por OKB-ja thotë se shanset janë 80 për qind që të paktën një vit do të jetë edhe më i nxehtë deri në vitin 2029.

Si do të reagojnë shtetet? COP30 në Brazil tregoi së fundmi se multilateralizmi në veprimet për klimën nuk ka vdekur, pavarësisht bojkotit nga SHBA-ja dhe konflikteve gjeopolitike.

“Viti 2026 duhet të jetë viti në të cilin diplomacia ndërkombëtare për klimën e rishpik veten”, tha Rebecca Thissen nga Climate Action Network.

“Ato [COP-et] nuk janë qëllim në vetvete, por një pikë kulmore në një agjendë politike ndërkombëtare që ka urgjentisht nevojë të harmonizohet”, shtoi ajo.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet numrit të vendeve që do t’i përgjigjen ftesës së Kolumbisë për konferencën e parë ndërkombëtare mbi heqjen graduale të karburanteve fosile, që do të mbahet në prill.

Aleksandar Rankovic, drejtor i institutit kërkimor The Common Initiative, u shpreh i zhgënjyer nga rezultatet e COP30 dhe pyeti nëse “rebelimet e udhëhequra nga Gjenerata Z, që janë shfaqur në mbarë botën, do të fillojnë të luftojnë edhe për klimën” në vitin 2026.

Kupa më e madhe e Botës

Kupa e Botës, më e madhja në histori, do t’i ketë 48 shtete pjesëmarrëse në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, nën vëzhgimin e presidentit Donald Trump.

Ngjarja më e ndjekur sportive në botë do të zhvillohet për gati gjashtë javë, nga 11 qershori deri më 19 korrik, dhe ndeshjet do të luhen në 16 stadiume, prej të cilave 11 janë vetëm në SHBA.

Në fushë, një skuadër shumë e talentuar franceze, e udhëhequr nga Kylian Mbappe, do të jetë e vendosur të hakmerret për humbjen ndaj Argjentinës së Lionel Messit në finalen e vitit 2022 në Katar, por edhe Spanja ka pritshmëri të larta.

Ndërkohë, Kosova synon pjesëmarrjen në Kupën e Botës për herë të parë në historinë e vet të re. Ajo do t’i mposhtë Sllovakinë dhe Turqinë apo Rumaninë në mars për ta arritur këtë.

Cristiano Ronaldo, i cili do të jetë 41 vjeç kur të nisë turneu, ka deklaruar se kjo do të jetë Kupa e tij e gjashtë e Botës dhe e fundit, dhe do të donte shumë ta kurorëzonte karrierën me titullin e parë botëror për Portugalinë.

Kepi i Gjelbër, Uzbekistani dhe shteti ishullor i vogël i Curaçaos janë ndër vendet që do të marrin pjesë për herë të parë.

Tifozët mund të përballen me çmime shumë të larta biletash për ndeshjet më popullore në këtë Botëror.

Gaza, Izraeli dhe e ardhmja e Netanyahut

Trysnia amerikane çoi në një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA e fuqi të tjera – i cili hyri në fuqi më 10 tetor, pas dy vjetëve luftë.

Armëpushimi është shumë i brishtë, dhe plani i Trumpit për paqe për Rripin e Gazës lë shumë çështje të pazgjidhura, si fazat e ardhshme të tërheqjes së ushtrisë izraelite, rindërtimi i territorit palestinez dhe qeverisja e tij në të ardhmen.

Duke miratuar zyrtarisht planin e Trump, Këshilli i Sigurimit i OKB-së hodhi themelet për vendosjen e një force ndërkombëtare në Gazë, diçka që, në thelb, as Izraeli dhe as Hamasi nuk e dëshirojnë.

Lëvizja islamiste palestineze refuzon të çarmatoset sipas kushteve të vendosura nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërcënon se do të rifillojë luftimet nëse Rripi i Gazës nuk demilitarizohet përmes diplomacisë.

Tani 76 vjeç, Netanyahu synon të garojë sërish në zgjedhjet që duhet të mbahen jo më vonë se nëntori i vitit 2026.

Koalicioni i tij shumëpartiak, i cili aktualisht mban vetëm 60 nga 120 vendet në Parlament, mbetet i brishtë.

Një shumicë e madhe izraelitësh dëshirojnë që Netanyahu të mbahet përgjegjës për dështimet që çuan në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, i cili ndezi luftën në Gazë.

Një shumicë relative gjithashtu kundërshton dhënien e faljes presidenciale që ai kërkoi në fund të nëntorit, në përpjekje për t’i dhënë fund proceseve të gjata gjyqësore për korrupsion.

Si pasojë, Netanyahu mund të tundohet të zgjedhë opsionin ushtarak kundër Hamasit në Gazë, ose Hezbollahut në Liban, për të mbajtur në krah aleatët e tij të ekstremit të djathtë dhe për të siguruar “fitoren totale” që u ka premtuar izraelitëve.

Kontrolli i Kongresit të SHBA-së

Derisa votuesit përgatiten për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026, pesha e tyre nuk mund të jetë më e madhe seç është për Trumpin, për Kongresin dhe për vendin.

Trump nuk është në fletëvotim, por një rezultat i fortë republikan do të konfirmonte autoritetin e tij përtej Shtëpisë së Bardhë.

Nëse kandidatët e tij të preferuar dështojnë, kjo mund të zbulojë çarje në lëvizjen e tij dhe të komplikojë çdo plan te ardhshëm.

Ndërkohë, republikanët kanë kontroll të brishtë mbi Kongresin.

Shumicat minimale në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat varen nga mbrojtja e zonave elektorale me përfaqësues te cenueshëm në shtete kyçe si Miçigani, Karolina e Veriut dhe Ohajo.

Presidenti Trump po përdor të gjitha mjetet për të siguruar që mbështetësit e tij të dalin masivisht në votime.

Demokratët e shohin një mundësi, veçanërisht pasi partia në pushtet zakonisht humb vende në zgjedhjet e mesmandatit.

Parashikimet sugjerojnë se republikanët mund ta kenë të vështirë ta mbajnë Dhomën, dhe demokratët po synojnë gjithashtu katër vende në Senat për ta marrë kontrollin.

Ndërsa kontrolli i plotë republikan do t’i lejonte Trumpit të forconte trashëgiminë e tij politike, kontrolli demokrat i njërës prej dhomave do ta ngadalësonte agjendën e tij dhe me gjasë do ta përfshinte administratën e tij në hetime.

Astronautë rreth Hënës

Politikanët dhe entuziastët ëndërrojnë ditën kur njerëzit do të ecin sërish në Hënë.

Edhe pse kjo nuk ka gjasa të ndodhë vitin e ardhshëm, NASA po planifikon një mision me ekuipazh që do të fluturojë rreth satelitit të Tokës, pasi misioni Artemis II, i vonuar prej kohësh, është planifikuar të nisë jo më vonë se prilli.

Ky do të ishte një hap i madh drejt rikthimit të amerikanëve në sipërfaqen hënore, një synim i caktuar nga Trumpi gjatë mandatit të tij të parë.

Kina synon të zbresë në Hënë deri në vitin 2030 dhe po bën gjithashtu përparime.

Misioni i saj Chang’e 7 pritet të lëshohet në vitin 2026 për eksplorimin e polit jugor të Hënës, ndërsa testimi i anijes së saj me ekuipazh Mengzhou është planifikuar për vitin e ardhshëm.

India, e cila dërgoi një robot në Hënë në vitin 2023, është një tjetër vend me synime të mëdha për eksplorimin hapësinor, duke planifikuar të dërgojë një astronaut në orbitë në vitin 2027./REL

JU REKOMANDOJMË

GOOOOOL! Barcelona realizon golin e parë ndaj Atletico Madridit, Yamal fantastik me asistimin

GOOOOOL! Barcelona realizon golin e parë ndaj Atletico Madridit, Yamal fantastik me asistimin
03/03/2026 - 21:52

Skuadra e Barçës ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Atl Madridit. Golin e parë në këtë duel e ka shënuar Bernal, shkruan GazetaBlic Sport. Bernal realizoi...

Më shumëDetails

Varroset me arkivol floriri “El Mencho”

Varroset me arkivol floriri “El Mencho”
03/03/2026 - 19:07

Bosi i njohur meksikan i drogës, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur ndryshe si “El Mencho”, është përcjellë për në banesën e fundit me një ceremoni funerale të zhvilluar...

Më shumëDetails

Kosova ”stërvitet” me Gjibraltarin, i nis me fitore bindëse kualifikueset për Kupën e Botës

Kosova ”stërvitet” me Gjibraltarin, i nis me fitore bindëse kualifikueset për Kupën e Botës
03/03/2026 - 18:56

Përfaqësuesja e Kosovës te femrat i ka nisur me fitore kualifikueset për Kupën e Botës. ”Dardanët” shënuan fitore bindëse ndaj Gjibraltarit, ku rezultati përfundimtar nuk i përkon futbollit...

Më shumëDetails

Sonte ndodh “hënë e përgjakur” – një pamje që nuk do ta shohim deri në vitin 2028

Sonte ndodh “hënë e përgjakur” – një pamje që nuk do ta shohim deri në vitin 2028
03/03/2026 - 13:42

Sonte, më 3 mars, në qiell do të ndodhë një eklips total hënor, i njohur edhe si “hënë e përgjakur”. Gjatë këtij fenomeni, Hëna merr një nuancë të...

Më shumëDetails

Në Premierligë pothuajse 1 gol në 5 vjen nga një loja e ndalur, në Angli po bie loja efektive

Trajneri i Serbisë flet për Xhakën: Është një lojtar i madh
03/03/2026 - 13:06

Në këtë sezon të Premierligës ka një trend të qartë: golat nga situatat e ndalimit të lojës si: goditjet nga këndi, goditjet e lira apo rivëniet anësore, të...

Më shumëDetails

“Duhet t’i fitojmë 36 pikët e mbetura”, Arbeloa i zemëruar por s’e ka ndërmend të dorëzohet

“Duhet t’i fitojmë 36 pikët e mbetura”, Arbeloa i zemëruar por s’e ka ndërmend të dorëzohet
03/03/2026 - 13:06

Pas një humbjeje befasuese 0:1 në stadiumin Santiago Bernabéu nga Getafe, trajneri Álvaro Arbeloa u shpreh i zhgënjyer, duke reaguar ashpër ndaj një prej lojtarëve të tij dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje

    “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Na duhen 80 vota”, Nagavci e Vetëvendosjes jep një kahje të re për zgjedhjen e presidentit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Ma këpute shpirtin, Adushi i nanës” – reagimi prekës i nënës së 21-vjeçarit mitrovicas që humbi jetën në aksidentin tragjik

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidati i përjetshëm për poste të larta shtetërore e rajonale, Veton Surroi rikonsiderohet si kandidat për President të Kosovës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë