Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nga ish-pastruesja deri tek gruaja”, brenda “haremit” sekret të Vladimir Putinit

18/10/2025 - 16:06
në Lajme, Ndryshe
A A
“Nga ish-pastruesja deri tek gruaja”, brenda “haremit” sekret të Vladimir Putinit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në vitin 2021, gazetarët rusë të portalit investigativ Proekt përjetuan një nga ndëshkimet më të ashpra të Kremlinit. Roman Badanin u zgjua në agim nga agjentë të FSB-së, të cilët i bastisën banesën për orë të tëra dhe më pas e morën në pyetje. Faji i tij?

Një intervistë e shkurtër me një vajzë që besohej të ishte vajza e jashtëligjshme e presidentit Vladimir Putin. “Jeta private e Putinit është tabu absolute”, tha Badanin. “Gazetarët rusë e dinë mirë shprehjen: Mos prek familjen e tij”.

Tashmë në mërgim në Kaliforni, Badanin dhe bashkëpunëtori i tij Mikhail Rubin kanë botuar librin The Tsar Himself: How Vladimir Putin Deceived Us All – “Cari vetë: Si na mashtroi të gjithëve Vladimir Putin”, ku zbulojnë detaje për jetën sentimentale të presidentit rus, një temë që Kremlini e ruan me fanatizëm, përcjell A2 CNN.

A ngjajnë? Putin në moshën 14-vjeçare dhe Luiza Rozova, e cila flitet se është vajza e tij.

Historia e parë tronditëse lidhet me Svetlana Krivonogikh, një ish-pastruese nga Shën Petersburgu, e cila u lidh me Putinin në fund të viteve ’90. Nga kjo lidhje lindi një vajzë, Elizaveta (ose Luiza Rozova), e cila i ngjan jashtëzakonisht presidentit rus. Pas lindjes së saj, pasuria e nënës ndryshoi në mënyrë të pabesueshme: një apartament 3 milionë paundësh në Monte Karlo, prona në Moskë dhe Shën Petersburg, një jaht, pasuri totale mbi 78 milionë paund, siç zbuluan “Pandora Papers”.

Alina Kabaeva, kampione olimpike. Flitet se Putin ka dy djem nga lidhja me të.

Më pas erdhi Alina Kabaeva, kampione olimpike dhe një nga gratë më të famshme në Rusi. E quajtur “gruaja më elastike e vendit”, ajo fitoi medalje ari në Olimpiadën e Athinës në vitin 2004 dhe pozoi për revistën Maxim. Pikërisht atëherë u prezantua me Putinin nga trajnerja e saj, Irina Viner. Romanca e tyre, që filloi rreth vitit 2006, u shoqërua nga tragjedi dhe heshtje: ish-i dashuri i Kabaevës, këngëtari Murat Nasyrov, vdiq pasi “ra” nga një ballkon në Moskë.

Në vitin 2008, një gazetë ruse raportoi për një martesë të afërt mes Putinit dhe Kabaevës. Pas publikimit, redaktori u detyrua të jepte dorëheqjen dhe gazeta u mbyll nën presionin e FSB-së. Sot, Kabaeva besohet të ketë dy djem me Putinin dhe drejton National Media Group, me një pagë prej 7,7 milionë paundësh në vit.

Putin dhe bashkëshortja e tij Lyudmila.

Putin dhe bashkëshortja e tij Lyudmila u divorcuan në vitin 2014, pas gati tri dekadash martesë. Ajo e përshkruante Putinin si një “vampir” që punonte 17 orë në ditë, ndërsa ai e ironizonte duke thënë se “çdo njeri që do ta duronte për tri javë, meriton monument”.

Në të njëjtin vit, Putin u përfol sërish për një romancë me Alisa Kharcheva, një studente 17-vjeçare që kishte pozuar për një kalendar erotik me dedikime për presidentin. Ajo më vonë u pranua në një nga universitetet më elitare të Moskës dhe përfundoi duke jetuar në një kompleks luksoz.

Alisa Kharcheva, modele.

Sipas Badanin dhe Rubin, për rrethin e Putinit “martesa është një formalitet, tradhtia është normë, dhe çdo grua varet nga burri për karrierën dhe pasurinë e saj”. Sot, Kabaeva mbetet më e afërta me rolin e “carinës”, ndërsa të tjerat janë zhdukur në hije.

Ndërkohë, Roman Badanin jeton në mërgim, shpallur “i padëshirueshëm” nga Kremlini, pasi guxoi të hidhte dritë mbi sekretet intime të njeriut më të fuqishëm të Rusisë. (A2 Televizion)

JU REKOMANDOJMË

Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të SHBA-së nga Kosova rrezikon stabilitetin e Ballkanit

Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të SHBA-së nga Kosova rrezikon stabilitetin e Ballkanit
12/03/2026 - 19:54

Një grup kongresmenësh dhe senatorësh amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke shprehur shqetësim të thellë për raportimet se administrata e Trump...

Më shumëDetails

Miftaraj: VV-ja ‘luftë frontale’ ndaj Gjykatës Kushtetuese

Presidenti izraelit në Gaza, thotë se po veprohet “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”
12/03/2026 - 19:45

Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit është tema kryesore e ditëve të fundit në skenën politike. Dërgimi i saj nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese,...

Më shumëDetails

Arrestohen dy persona, kryen vjedhje të rënda në disa zona të Prishtinës

Arrestohen dy persona, kryen vjedhje të rënda në disa zona të Prishtinës
12/03/2026 - 19:37

Janë arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer disa vjedhje të rënda në zona të ndryshme të kryeqytetit. Policia ka njoftuar se të...

Më shumëDetails

Apo rikthehet Haxhi Avdyli në LDK, kjo është përgjigjja interesante e tij!

Avdyli thotë se Kica bëri vetëvrasje politike me aderimin në LDK: M’u pat dukur shumë inteligjente për të bërë një veprim të tillë
12/03/2026 - 19:25

Deputeti i vetëm nga radhët e Partisë Guxo, Haxhi Avdyli, që guxoi të rreshtohet hapur në krah me presidenten Vjosa Osmani, ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e rikthimit...

Më shumëDetails

Afër 3 miliardë euro investime kapitale për katër vjet, pyet Hoti: Cilat projekte u realizuan, ku shkuan ato para?

Hoti: Kushtetuesja t’i zgjidhë problemet që i ka krijuar vetë- e drejta për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar të kufizohet në kohë
12/03/2026 - 18:47

Deputeti i LDK-së, Avdulah Hoti ka thënë se gjatë viteve 2021-2025, janë shpenzuar rreth 3 miliardë euro për investime kapitale. Ai ka pyetur se cilat janë projektet e...

Më shumëDetails

Osmani pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike

Osmani pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike
12/03/2026 - 18:30

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, gjatë të cilit, siç njofton Presidenca, u trajtuan...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    315 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    268 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • A u përmendën emra për president në takimet me Kurtin, Abdixhiku jep deklaratën befasuese!

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • A i ka pasur LVV votat për Vjosa Osmanin, ja çka thotë Kusari-Lila

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë