Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga mineralet e rralla te armëpushimi 30-ditor/ Çfarë parashikon pakti SHBA-Ukrainë, zbardhet diskutimi mbi 8-orësh i palëve

11/03/2025 - 20:56
në Kryesore, Lajme
A A
Nga mineralet e rralla te armëpushimi 30-ditor/ Çfarë parashikon pakti SHBA-Ukrainë, zbardhet diskutimi mbi 8-orësh i palëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ukraina pranoi sot propozimin e Shteteve të Bashkuara, të transmetuar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, për një armëpushim 30-ditor me Rusinë, në rrugën drejt paqes përfundimtare mes palëve dhe fundit të konfliktit.

Në njoftimin e publikuar nga dy delegacionet që morën pjesë në bisedimet në Arabinë Saudite, bëhet e ditur se Shtetet e Bashkuara do t’i komunikojnë Rusisë se reciprociteti rus është çelësi për arritjen e paqes.

Po ashtu, bëhet e ditur se Shtetet e Bashkuara do të heqin menjëherë pezullimin e ndarjes së informacioneve nga shërbimet inteligjente dhe do të rifillojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën.

Të dy delegacionet ranë dakord të emërojnë ekipet e tyre negociuese dhe të fillojnë menjëherë negociatat për një paqe të qëndrueshme që garanton sigurinë afatgjatë të Ukrainës. Shtetet e Bashkuara u angazhuan të diskutojnë këto propozime specifike me përfaqësuesit nga Rusia.

Delegacioni ukrainas ritheksoi se partnerët evropianë do të përfshihen në procesin e paqes.

Së fundi, presidentët e të dy vendeve ranë dakord të përmbyllin sa më shpejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e burimeve të mineraleve të Ukrainës për të zgjeruar ekonominë e saj dhe për të garantuar mirëqenien dhe sigurinë afatgjatë të Ukrainës.

“Përfaqësuesit e të dyja vendeve lavdëruan guximin e popullit ukrainas në mbrojtje të kombit të tyre dhe ranë dakord se tani është koha për të nisur një proces drejt paqes së përhershme.

Delegacioni ukrainas ritheksoi mirënjohjen e fortë të popullit ukrainas ndaj Presidentit Trump, Kongresit Amerikan dhe popullit të Shteteve të Bashkuara për mundësimin e përparimit domethënës drejt paqes.

Delegacionet diskutuan gjithashtu rëndësinë e përpjekjeve për ndihmë humanitare si pjesë e procesit të paqes, veçanërisht gjatë armëpushimit të përmendur më sipër, duke përfshirë shkëmbimin e të burgosurve të luftës, lirimin e të ndaluarve civilë dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të zhvendosur me force”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainës.

JU REKOMANDOJMË

Osmani priti në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën
Lajme

Osmani priti në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

05/07/2025 - 15:39
Pas 100 vitesh hapet sërish një lum për not në Paris
Kuriozitete

Pas 100 vitesh hapet sërish një lum për not në Paris

05/07/2025 - 15:27
Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku
Lajme

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

05/07/2025 - 15:22
Qalaj: Duhej të evakuohej edhe Qeveria
Lajme

Qalaj: Duhej të evakuohej edhe Qeveria

05/07/2025 - 14:57
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë: Alarmi në Kuvend ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike
Kryesore

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë: Alarmi në Kuvend ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

05/07/2025 - 14:41
Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse
Lajme

Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse

05/07/2025 - 14:26

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj këtij ministri të qeverisë Kurti – dyshohet për keqpërdorim të mbi 1 milion eurove

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Këto janë 8 institucionet shëndetësore private që Inspektorati i mbylli në mungesë të licencave (VIDEO)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë