Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga “O majmun” në “themeli i sigurisë” – Kurti dikur i ofendonte policët, sot krenohet me ta (VIDEO)

06/09/2025 - 23:01
në Lajme
A A
Nga “O majmun” në “themeli i sigurisë” – Kurti dikur i ofendonte policët, sot krenohet me ta (VIDEO)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në ceremoninë e mbajtur sot me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti lavdëroi rolin e kësaj force duke e cilësuar si “themel i sigurisë sonë”.

“Policia e Kosovës ka treguar se është themeli i sigurisë sonë. Ajo përbën një prej institucioneve më të besueshme në vendin tonë,” u shpreh Kurti, duke e vlerësuar punën dhe sakrificën e pjesëtarëve të policisë.

Por ky ton i qetë dhe institucional i Kurtit bie në kontrast të thellë me qasjen e tij të dikurshme ndaj Policisë së Kosovës.

Në vitin 2015, gjatë një proteste të organizuar nga Vetëvendosje në Prishtinë, Kurti ishte filmuar duke ndjekur një zyrtar policor dhe duke e ofenduar rëndë me fjalë si:
“O majmun, në Mitrovicë në urë të Ibrit t’i kanë poshtru, t’i kanë poshtru kolegët e tu në Dumincë, s’tu ka ni zani, s’tu ka ni. Ik tash.”

Videoja ishte bërë virale dhe kishte nxitur reagime të ashpra, përfshirë nga Sindikata e Policisë së Kosovës dhe organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat e konsideruan gjuhën e Kurtit si fyese dhe nënçmuese për uniformën e shtetit.

Sot, në pushtet dhe në garë për një mandat të ri, Kurti paraqitet si mbështetës i Policisë së Kosovës, duke e quajtur institucion kyç të rendit dhe sigurisë. Por për shumë qytetarë dhe kritikë të tij, kontrasti mes fjalëve të sotme dhe sjelljes së djeshme ngre pikëpyetje të mëdha për sinqeritetin dhe koherencën politike të kryeministrit./

JU REKOMANDOJMË

Çitaku: 1400 biznese po shkyçen, situata është alarmante – qytetarët tash po përballen me rrezikun e papunësisë masive
Lajme

Çitaku: ‘Suksesi i vetëm i Vetëvendosjes është shkelja e Kushtetutës’

06/09/2025 - 22:51
​Kosova me më pak raste të reja të sëmundjeve malinje
Lajme

Rënie e rasteve të sëmundjeve malinje dhe beninje në vitin 2024

06/09/2025 - 22:18
Kur do ta dërgoni emrin e mandatarit te presidentja? Kjo është përgjigjja e Kurtit
Kryesore

Kurti në 26-vjetorin e themelimit të Policisë: Zyrtarët policorë, më besnikët për vendin!

06/09/2025 - 21:45
Ky është personi që dyshohet se e vrau një burrë në Podujevë
Kryesore

Ky është personi që dyshohet se e vrau një burrë në Podujevë

06/09/2025 - 21:28
Votat nga diaspora mund të përcaktojnë kryetarët në disa komuna më 12 tetor – komunat e vogla me ndikimin më të madh
Lajme

Votat nga diaspora mund të përcaktojnë kryetarët në disa komuna më 12 tetor – komunat e vogla me ndikimin më të madh

06/09/2025 - 21:16
Tha se ka kërkuar të hiqet: Emri i Dimal Bashës ende figuron në artikullin famëkeq që kriminalizon UÇK-në
Kryesore

Tha se ka kërkuar të hiqet: Emri i Dimal Bashës ende figuron në artikullin famëkeq që kriminalizon UÇK-në

06/09/2025 - 21:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Largohen nga Serbia eurodeputetët që Vuçiq dhe Bërnabiq i fyen dhe kërcënuan

    Largohen nga Serbia eurodeputetët që Vuçiq dhe Bërnabiq i fyen dhe kërcënuan

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)

    262 Shpërndaje
    Shpërndaje 105 Tweet 66
  • Haliti: Ka ardhur koha që ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses të ushtrohet procesi i ri i përzgjedhjes!

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kryeziu: Masa e përkohshme e Kushtetueses i ka efektet e pariparueshme

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Sallahu: Gjykata Kushtetuese ka dy rrugë për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë