Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga Stanoci në Matiqan, Xhafer Tahiri ndërton shtëpi në Prishtinë, komuna e LDK-së ia lehtëson rrugën

08/04/2025 - 10:34
në Kryesore, Lajme
A A
Nga Stanoci në Matiqan, Xhafer Tahiri ndërton shtëpi në Prishtinë, komuna e LDK-së ia lehtëson rrugën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Xhafer Tahiri, që për katër vjet e udhëhoqi Vushtrrinë si kryetar komune, nuk po e sheh të arsyeshme të jetojë në komunën për të cilën pretendon se ka kontribuar. Vjen nga Stanoci i Poshtëm, por ka vendosur ta ndërtojë jetën e re larg qytetit që dikur e drejtonte, në periferi të Prishtinës, konkretisht në lagjen Matiqan.

Këtë zhvendosje po e lehtëson edhe partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila aktualisht udhëheq Komunën e Prishtinës përmes Përparim Ramës. Komuna i ka lëshuar një leje ndërtimi Tahirit, i cili mbanë pozitë në kryesinë e LDK-së, nën drejtimin e Lumir Abdixhikut.

Sipas dokumentit zyrtar që ka parë Demokracia.com, thuhet:

“I. I lejohet pronarëve Xhafer Tahiri dhe Igballe Perquku Tahiri, Matiçan – Prishtinë, sipas kërkesës 05 Nr.351/02-136562/24 të datës 17.10.2024, ndërtimi i shtëpisë individuale të banimit me etazhitet S+P+1, në kuadër të Planit Zhvillimor Urban, konkretisht në parcelën kadastrale nr.214-4, ZK Matiçan.
II. Hartimin e dokumentacionit ndërtimor – projektin ideor për objektin nga pika I e këtij vendimi, e ka bërë kompania ‘LSN+Partners’ Sh.p.k., me seli në Sheshin Edith Durham, H14, nr.6, Prishtinë”.

Bazuar në projektin ideor të paraqitur, sipërfaqja e përgjithshme bruto ndërtimore e shtëpisë do të jetë 449.12 m², prej së cilës 53.91 m² janë nën tokë dhe 395.20 m² mbi tokë.

Struktura e shtëpisë përfshin:

  • Suterenin (kuota relative -3.00 m, absolute +716.61 m), me 107.83 m² për kthinë teknike dhe depo;
  • Përdhesën (kuota 0.00 m, absolute +719.61 m), me 183.22 m² për banim;
  • Katin e parë (kuota relative +3.00 m, absolute +722.61 m), me 158.07 m², gjithashtu për banim.

Pra, sipërfaqja totale mbi tokë është 341.29 m².

Parcelën ku do të ndërtojë shtëpinë, Tahiri duket se e ka blerë pas përfundimit të mandatit si kryetar, pasi ajo nuk figuron në deklarimin e pasurisë së vitit 2021, kur ishte ende në detyrë. Në atë dokument, ai kishte deklaruar vetëm një parcelë prej 267 m², të blerë në vitin 2012, pa specifikuar lokacionin.

Gjithashtu, Tahiri kishte deklaruar një shtëpi banimi prej 230 m², përfituar në vitin 2013, si rezultat i shitjes së një banese (të deklaruar në formularët e mëhershëm), dy kredi personale dhe kursimeve. Vlera e deklaruar e kësaj shtëpie ishte 155 mijë euro.

Sa i përket gjendjes financiare, në deklaratën e vitit 2021, ai kishte raportuar rreth 14 mijë euro në llogari bankare në emrin e tij dhe të bashkëshortes, si dhe 3 mijë euro në emër të fëmijëve.

Kostoja e përgjithshme për lejen e ndërtimit ka qenë 4,383 euro, prej të cilave:

  • 2,919 euro për taksën administrative (me çmim prej 6.5 euro për m²),
  • 1,464 euro për tarifën për rritjen e densitetit ndërtimor.

Tash mbetet të shihet nëse ish-kryetari që kontribuoi për Vushtrrinë, do të kontribuojë më shumë për lagjen e re në Prishtinë, ku nuk është më përgjegjës për rrugët, ndriçimin apo infrastrukturën që ndoshta i mungonte qytetit që e la pas. /Demokracia.com/

JU REKOMANDOJMË

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
07/04/2026 - 17:33

Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as edhe një shenjë e...

Më shumëDetails

Vjen një paralajmërim befasues për çmimet e naftës: Do të jenë të larta edhe pas mbarimit të luftës

Vjen një paralajmërim befasues për çmimet e naftës: Do të jenë të larta edhe pas mbarimit të luftës
07/04/2026 - 17:27

Dëmtimi i burimeve energjetike në Lindjen e Mesme mund të ketë një ndikim afatgjatë në furnizimet globale me naftë, paralajmëroi grupi OPEC+, duke theksuar se pasojat nuk do...

Më shumëDetails

Haxhiu: Jam e hapur të ndihmoj për çështjen e presidentit

A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? – Tregon deputeti Rexha
07/04/2026 - 17:25

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, tha se është e hapur që të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së presidentit. “Tashmë...

Më shumëDetails

ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt 2026

ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt 2026
07/04/2026 - 17:15

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin shkurt 2026, duke bërë të ditur se numri i vizitorëve në hotele ka shënuar rritje krahasuar...

Më shumëDetails

Amerika sulmon me raketa ishullin e Iranit

Amerika sulmon me raketa ishullin e Iranit
07/04/2026 - 17:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulme ndaj objektivave ushtarake në Ishullin Kharg në Iran. Sipas BBC, sulmet e fundit nuk kanë pasur në shënjestër infrastrukturën e...

Më shumëDetails

Zogaj i reagon Rexhajt pasi tha se “Abdixhiku kërkoi presidentin dhe tri ministri”: Shpifje e qëllimshme

Zogaj i reagon Rexhajt pasi tha se “Abdixhiku kërkoi presidentin dhe tri ministri”: Shpifje e qëllimshme
07/04/2026 - 16:52

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Alban Zogaj, i ka reaguar ashpër Albatros Rexhajt, për deklaratën e tij se Lumir Abdixhiku në takimin me kreun e VV-së, Albin Kurti,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e VV`së

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Çështja e Presidentit, ky është qëndrimi i Lutfi Hazirit?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Policia e Kosovës shpall konkurs për vende pune

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë