Kosovari Nikola Tunici ka siguruar ulëse në Parlamentin e Hamburgut.
Me prejardhje nga Binça e Vitisë, Tunici jeton prej vitesh në Hamburg dhe ai ka garuar me partinë CDU.
Unioni CDU/CSU doli fitues i zgjedhjeve në Gjermani.
Përveç Tunicit, në garë për ulëse në parlament, kanë qenë edhe katër kandidatë tjerë me prejardhje nga Kosova në zgjedhjet e landit të Hamburgut.
Me CDU’në kanë garuar edhe Kushtrim Lulaj e Muhamet Idrizi, derisa Dafina Berisha ka garuar me SPD’në, e Sami Musa me FDP.