Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sërish sot për të 22-tën herë më radhë, për të vazhduar punimet e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, ku në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari para fillimit të seancës ka thënë se zgjidhja e ngërçit politik vjen vetëm kur politikanët të jenë të arsyeshëm.
“Jam vetëm kryesues, më ka ra hise për shkak të moshës”, tha ai.