Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj Ajvaz Muzaqi, Ardi Saraqi e Mujë Ademi – Ja skema e dyshuar e fajdes me vetura dhe kërcënimet me vrasje

25/02/2026 - 15:40
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Foto: Ajvaz Muzaqi

Foto: Ajvaz Muzaqi

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aksioni policor kundër fajdes, i zhvilluar më 2 mars në disa qytete të vendit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, kishte rezultuar me arrestimin e 15 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Në mesin e personave të arrestuar ishin edhe Mujë Ademi, Ardi Saraqi e Ajvaz Muzaqi, ky i fundit pronar i autosallonit “Buna M” në Vushtrri.

Pak pa u bërë tri vite nga arrestimi, Prokuroria Themelore në Ferizaj u ka ngritur aktakuzë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të fajdes.

Veriu.info ka siguruar aktakuzën e ngritur më 15 dhjetor 2025, ku emri i pronarit të autosallonit “Buna M” dhe bashkëpunëtorëve të tij, Ardi Saraqi e Mujë Ademi, janë në mesin e shumë emrave të tjerë të akuzuar për dhënie të fajdes, shumica e të cilëve janë po ashtu pronarë të autosalloneve.

Për çka akuzohen Ajvaz Muzaqi e Ardi Saraqi?

Ajvaz Muzaqi e Ardi Saraqi dyshohet se kanë kontraktuar shuma joproporcionale të pasurisë në autosallonin “Buna M”, në dëm të të dëmtuarit Samir Bajrami, pronar i kompanisë “Ornela”.

Sipas aktakuzës, Samir Bajrami, për shkak të obligimeve që kishte ndaj personave të tjerë për fajde, ishte detyruar të blejë nga të pandehurit një veturë “Range Rover” për 50 mijë euro, të cilën ua ka shitur për 24 mijë euro; një veturë “Mercedes S Class” për 55 mijë euro dhe ua ka shitur të pandehurve për 28 mijë euro.

Po ashtu, nga të pandehurit dyshohet se ka blerë një “Mercedes ML” për 30 mijë euro dhe të njëjtën ua ka shitur për 16 mijë euro. Ky lloj “biznesi” mes tyre ka vazhduar edhe me blerjen e një “Mercedes E Class” për 36 mijë euro, të cilën ua ka shitur të njëjtëve për 17 mijë euro, duke pësuar në total një dëm pasuror prej 100 mijë euro.

Sipas prokurorit Rasim Maloku, me këto veprime Ajvaz Muzaqi e Ardi Saraqi dyshohet se kanë kryer veprën penale të fajdes.

Për çka akuzohen Ajvaz Muzaqi e Mujë Ademi?

Aktakuza e prokurorit Rasim Maloku e ngarkon Ajvaz Muzaqin edhe me një vepër tjetër, pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale të detyrimit së bashku me të pandehurin Mujë Ademi.

Këta dy të pandehur akuzohen se, në fillim të vitit 2020, në Vushtrri, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, me kanosje kanë detyruar Besim Gashin dhe Samir Bajramin që të paguajnë shuma parash në dëm të pasurisë së tyre, për shkak të parave që të pandehurit ua kishin dhënë me fajde.

Sipas aktakuzës, Ajvaz Muzaqi e Mujë Ademi i kanë kanosur seriozisht të dëmtuarit se do t’u shkaktonin ndonjë të keqe ose do t’i vrisnin, pasi që të dëmtuarit, për shkak të vështirësive financiare, nuk arrinin t’i kthenin me kohë shumat e parave në emër të fajdes.

Si pasojë e detyrimit nga të pandehurit, të dëmtuarit janë detyruar të marrin para me fajde tek persona të tjerë, me qëllim që t’i kryenin pagesat ndaj Ajvaz Muzaqit e Mujë Ademit, duke pësuar dëm pasuror në shuma nga 20 deri në 100 mijë euro.

Për çka akuzohet Mujë Ademi?

Aktakuza e prokurorisë e ngarkon me një vepër tjetër penale edhe Mujë Ademin, pasi që dyshohet se i ka dhënë para me fajde të dëmtuarit Besim Gashi, pronar i kompanisë “Blendi”.

Mujë Ademi dyshohet se, në fillim të vitit 2020, në Vushtrri, i ka dhënë 20 mijë euro me fajde Besim Gashit, me kamatë prej 2 mijë euro në muaj.

Sipas aktakuzës, i dëmtuari Besim Gashi, në pamundësi që t’i paguante me kohë borxhet, është detyruar të marrë vetura nga autosallonet me çmime më të larta, të cilat më pas është detyruar t’i shesë me çmime shumë më të ulëta, duke pësuar dëm pasuror në mijëra euro.

Ndryshe, me rastin e arrestimit të ndodhur me 2 mars 2023, Veriu.info kishte raportuar se Ajvaz Muzaqit i ishin sekuestruar: një Revole Sig Sauer me dy karikator me 15 fishek, një llaptop MacBook, dy telefonë, 14 dokumente të ndryshme dhe një veturë AUDI Q5.

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes, të arrestuarve tjerë iu sekuestruan armë, para, vetura dhe një librezë e AKSh-së (Dokument)

LEXONI EDHE:

Ngrihet aktakuzë për tri raste të fajdes ndaj pronarit të auto “Royal” – Nga “Porsche ” te detyrimi për shitje të 1 hektari tokë midis Prishtinës, ja për çka dyshohet Kreshnik Dervishi

Tags: Ajvaz MuzaqiArdi SaraqiBuna MFajdeMuje Ademi

JU REKOMANDOJMË

Takimi Haxhiu-Spiropali, diskutohet bashkëpunimi i ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Takimi Haxhiu-Spiropali, diskutohet bashkëpunimi i ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë
25/02/2026 - 16:36

Kryekuvendarja Albulena Haxhiu është takuar me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Zyra për media e saj ka dhënë detaje rreth takimit. “Në...

Më shumëDetails

Edita Tahiri kritikon qasjen e Kurtit në dialogun me Serbinë: Do ta pësojë tutje Kosova

“Dy ura dhe një mur politik”, Tahiri e ashpër me Kurtin: Pasojat do t`i paguajë shtrenjtë Kosova
25/02/2026 - 16:28

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pas takimeve të fundit të ndërmjetësuesit të Dialogut të Brukselit, Peter Sorensen me kryeministrin e Kosovës, Albin...

Më shumëDetails

Shoqëria civile thirrje partive: Konsensus për Presidentin për të shmangur krizën institucionale

Shoqëria civile thirrje partive: Konsensus për Presidentin për të shmangur krizën institucionale
25/02/2026 - 15:37

KDI dhe nëntë organizata të tjera të shoqërisë civile u kanë drejtuar një letër partive parlamentare, liderëve të tyre dhe deputetëve të Kuvendit, duke kërkuar konsensus për zgjedhjen...

Më shumëDetails

Spiropali pas takimit me Kurtin: Hapi i radhës mbledhja e qeverive Rama-Kurti me projekte konkrete

Spiropali pas takimit me Kurtin: Hapi i radhës mbledhja e qeverive Rama-Kurti me projekte konkrete
25/02/2026 - 15:25

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se hapi i radhës do të jetë mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës...

Më shumëDetails

Në Bruksel propozohet heqja e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

Në Bruksel propozohet heqja e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor
25/02/2026 - 15:18

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos ka propozuar nisjen e bisedimeve me gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor për t’i përfshirë ato në vendet pa roaming. Kos...

Më shumëDetails

LAJM I MIRË: Mblidhen parat për shërimin e vogëlueshës nga Mitrovica, Bora Azemi

LAJM I MIRË: Mblidhen parat për shërimin e vogëlueshës nga Mitrovica, Bora Azemi
25/02/2026 - 15:01

Është mbledhur shuma e nevojshme për trajtimin e Bora Azemit, duke përfshirë shpenzimet për transport dhe pjesën e mbetur të trajtimit mjekësor. Lajmin e ka bërë të ditur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ngrihet aktakuzë për tri raste të fajdes ndaj pronarit të auto “Royal” – Nga “Porsche ” te detyrimi për shitje të 1 hektari tokë midis Prishtinës, ja për çka dyshohet Kreshnik Dervishi

    Ngrihet aktakuzë për tri raste të fajdes ndaj pronarit të auto “Royal” – Nga “Porsche ” te detyrimi për shitje të 1 hektari tokë midis Prishtinës, ja për çka dyshohet Kreshnik Dervishi

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    848 Shpërndaje
    Shpërndaje 339 Tweet 212
  • Qytetarët të zhgënjyer me Qeverinë: Premtuan subvencionim mujor të rrymës por këtë muaj nuk u ndihmuan

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj Ajvaz Muzaqi, Ardi Saraqi e Mujë Ademi – Ja skema e dyshuar e fajdes me vetura dhe kërcënimet me vrasje

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Ekskluzive: Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj bashkëpronarit të auto “Lipjani” – Nga “Porsche Panamera” te “Range Rover”, ja për çka dyshohet Egzon Salihu

    761 Shpërndaje
    Shpërndaje 304 Tweet 190

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë