Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ngrihet aktakuzë për “spiunazh” dhe armëmbajtje pa leje ndaj A.V – dyshohet për bashkëpunim me inteligjencën serbe

23/05/2025 - 15:38
në Lajme
A A
Ngrihet aktakuzë për “spiunazh” dhe armëmbajtje pa leje ndaj A.V – dyshohet për bashkëpunim me inteligjencën serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për “Spinuazh” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” ndaj Aleksander Vlajiq, i cili ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Ai akuzohet se nga data e pacaktuar, e deri në momentin e arrestimit më dt. 26.06.24, në cilësinë e Agjentit Rezident, ka mbledhur dhe i ka dërguar Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë, informacione dhe dokumente të rëndësishme që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës si dhe jetën e zyrtarëve shtetëror dhe të qytetarëve të saj.

“Nga provat e siguruara, ka rezultuar se i pandehuri A.V kishte krijuar një rrjet të punësuarve në organizatat ndërkombëtare në Kosovë të nacionalitetit serb, nga të cilët kishte pranuar informacione dhe raporte të punës së këtyre organizatave që ndërlidheshin me aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë, si dhe kishte mbledhur informacione, për persona të nacionalitet serbë, me qëllimin që ti paraqiste si bashkëpunëtorë të strukturave të sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ttutje, në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i pandehuri, informacionet dhe dokumentet e siguruara, ja kishte përcjellë zyrtarit të lart të BIA-së, R.G, shef i njërës prej Qendrave të BIA-së në territorin e Serbisë, përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike.

Të akuzuarit, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij nga ana e Policisë së Kosovës, i janë gjetur në posedim, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin në fuqi, një armë e modelit Crvena Zastava, dhe një spërkatës gaz lotsjellës, të cilat i janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.

Prokurori i rastit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimit e shqyrtimit gjyqësorë, ku të njëjtin ta shpall fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet, duke e obliguar që të paguaj edhe shpenzimet e procedurës penale.

Vlajiq ishte arrestuar në qershor të vitit të kaluar.

Emri i tij është i njohur për autoritetet e sigurisë pasi ka aktakuzë të ngritur nga Specialja edhe për një sulm në veri. Ai, bashkë me Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq dhe Miomir Vakiq, akuzohen se kishin kryer sulm terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut.

Sipas aktakuzës, ata kishin hedhur granata dore dhe shok bomba.

JU REKOMANDOJMË

“Pastrimi” akuzon Komunën e Prishtinës për ndryshim të shërbimeve me kontratën e re
Lajme

“Pastrimi” akuzon Komunën e Prishtinës për ndryshim të shërbimeve me kontratën e re

23/05/2025 - 20:12
Gjykata i jep të drejtë Harvardit, pezullon vendimin e Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë
Lajme

Gjykata i jep të drejtë Harvardit, pezullon vendimin e Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë

23/05/2025 - 20:05
‘‘Jam i bindur’’, Abazi thotë se Rashiqi ia ‘‘ka siguruara 3-4 vota të Listës Serbe’’ Kurtit
Lajme

‘‘Jam i bindur’’, Abazi thotë se Rashiqi ia ‘‘ka siguruara 3-4 vota të Listës Serbe’’ Kurtit

23/05/2025 - 20:02
Anton Quni: Momenti i fundit që Kurti ta shkarkojë Gërvallën – ajo nisi karrierën e saj në LDK, po e pështyn shtëpinë e saj
Lajme

Quni i LDK-së: Vetëvendosje e ka futur shtetin në izolim

23/05/2025 - 18:48
Policia në Mitrovicë realizon bashkëbisedim me nxënës të shkollave të mesme
Lajme

Policia në Mitrovicë realizon bashkëbisedim me nxënës të shkollave të mesme

23/05/2025 - 18:46
Në Kosovë do mbahet “Defender Europe 25”
Lajme

Në Kosovë do mbahet “Defender Europe 25”

23/05/2025 - 17:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Familjarja e dizenjatorit: Festim Isufi nuk ka bërë vetëvrasje

    Familjarja e dizenjatorit: Festim Isufi nuk ka bërë vetëvrasje

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • ‘Hallakamë’ me udhëzimin e ri të Muratit, bizneset e reja pa arka fiskale – Abonimet nga gjithë Kosovë tash bëhen vetëm në Pejë, “Enternet” dhe “Service Global Eu” flasin për Veriu.info

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Impakti i Veriu.info: MAPL konfirmon se vendimi për shkarkimin e nënkryetarit të Ferizajt ishte i kundërligjshëm, Kryesuesi Xhavit Zariqi e pranon gabimin

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • A kanë komunikuar familjarët e Festimit me bashkëshorten e tij, Rina Malokun? – ja çka deklaroi familjarja e tij

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kadri Gerbeshi arratiset nga duart e Policisë në Vushtrri

    298 Shpërndaje
    Shpërndaje 119 Tweet 75

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë