Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ngritja e aktakuzës nga autoritetet e Kosovës, Hill: Kërkojmë që sulm’uesit e Banjskës të mbahen përgjegjës

11/09/2024 - 17:11
në Kryesore, Lajme
A A
Ngritja e aktakuzës nga autoritetet e Kosovës, Hill: Kërkojmë që sulm’uesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se sa i përket aktakuzës të ngritur nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë, shteti i tij avokon që sulmuesit të mbahen përgjegjës.

Ky qëndrim i Shteteve të Bashkuara, sipas tij, është i njohur prej kohësh.

Më 11 shtator, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi për ngritjen e aktakuzës kundër 45 personave, përfshirë edhe ndaj Millan Radoiçiqit, duke i akuzuar për pjesëmarrje në grupin e armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.

Autoritetet në Kosovë e cilësojnë sulmin si terrorist.

Aktakuza ende nuk është bërë publike dhe nuk dihet se kush janë personat e tjerë që janë akuzuar.

Një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar. Gjatë sulmit u vra polici Afrim Bunjaku, ndërkaq në këmbimet e zjarrit që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ai besohet se gjendet në Serbi.

Prokurori i rastit, Naim Abazi, gjatë një konference në Prishtinë nuk e përmendi përfshirjen e mundshme të udhëheqjes së Serbisë në sulm – gjë që, më herët, është potencuar vazhdimisht nga autoritetet e Kosovës, edhe pse ajo vetë e ka mohuar.

“Të gjitha përpjekjet të përqendrohen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”
Sa i përket raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Hill tha se të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në dialog sepse, sipas tij, kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur problemet. Hill tha se këtë qëndrim e ka shprehur edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë vizitës që ai zhvilloi në Serbi më 10 shtator.

Pas takimit me Hillin dhe Lajçakun, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se ai do të paraqesë kërkesat e Serbisë, për shkak të “sulmeve brutale dhe substanciale ndaj popullsisë serbe në veri të Kosovës”.

Ai nuk specifikoi se për çfarë sulmesh bëhej fjalë.

Vuçiq tha se në 72 orët e ardhshme ai do t’i adresohet publikut për “ato që bashkësia ndërkombëtare nuk i ka përmbushur, për ato që Serbia kërkon, dhe synon të bëjë”.

Mirosllav Lajçak, ndërkaq, ka deklaruar se gjatë takimit, Vuçiq ka ngritur shqetësime të mëdha lidhur me situatën e serbëve në Kosovë.

“Theksova se duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje të dakorduara në dialog”, shkroi në X emisari evropian.

Lajçak qëndroi në Beograd, por edhe një më parë edhe në Prishtinë, për të përgatitur rundin e ri të dialogut për normalizimin e raporteve. Pas vizitës në Prishtinë, ai deklaroi se është rënë dakord për një takim në nivel kryenegociatorësh, por nuk dha ndonjë datë për një takim në Bruksel./REL/

JU REKOMANDOJMË

Konjufca: Koalicioni VV–LDK do të ishte më i natyrshmi, pa të tjerat
Lajme

Konjufca: Koalicioni VV–LDK do të ishte më i natyrshmi, pa të tjerat

12/06/2025 - 23:01
Sveçla: Serbia ka rrëmbyer policët si hakmarrje për arrestimin e kriminelit Llune
Lajme

Sveçla: Po ju tregoj një sakrificë të Albinit, na duronte kur pinim duhan

12/06/2025 - 22:49
Olluri kritikon idenë e Abdixhikut për qeveri uniteti: Më mirë të shkohet në zgjedhje
Lajme

Olluri kritikon idenë e Abdixhikut për qeveri uniteti: Më mirë të shkohet në zgjedhje

12/06/2025 - 22:36
“Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kanada” – zbulohen detaje të reja rreth vdekjes së 34-vjeçares dhe djalit të saj
Lajme

“Topi ra në pishinë…”, detaje për rastin tragjik të nënës dhe djalit nga Deçani që u mbytën në Montreal të Kanadasë

12/06/2025 - 22:32
Lama: LDK-ja mes frikës dhe vendimeve, duhet të ketë guxim më shumë
Lajme

Lama: LDK-ja mes frikës dhe vendimeve, duhet të ketë guxim më shumë

12/06/2025 - 22:26
Parandalohet kontrabandimi i 47 arkave me birrë nga Serbia
Kryesore

Parandalohet kontrabandimi i 47 arkave me birrë nga Serbia

12/06/2025 - 22:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vrasje në tentativë në Prizren, Policia jep detaje

    LAJMI I FUNDIT: Emrat e tre grave që u arrestuan sot në ministrinë e Liburn Aliut

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • “Topi ra në pishinë…”, detaje për rastin tragjik të nënës dhe djalit nga Deçani që u mbytën në Montreal të Kanadasë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Amerikanët largohen nga ambasada në Irak, paralajmërohet konflikti mes Izraelit dhe Iranit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kush është gruaja që po akuzohet për drejtim të rrjetit të prostitucionit në “Shqiponja Club”

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Faton Peci pagoi hotel me para të shtetit shtatëfish më shumë se që lejohet me udhëzim për udhëtime zyrtare

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë