Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nis dëshminë dëshmitari i parë në gjykimin për pengim të drejtësisë kundër Thaçit e të tjerëve

27/02/2026 - 17:23
në Lajme
A A
Nis dëshminë dëshmitari i parë në gjykimin për pengim të drejtësisë kundër Thaçit e të tjerëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur sot gjykimi kundër ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në rastin kundër administrimit të drejtësisë, ku të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.Në këtë rast, po dëshmon dëshmitari i parë i Prokurorisë. Identiteti i tij nuk bëhet publik dhe ai do njihet si dëshmitari 07.

Gjykata është siguruar që, me qëllim që të mos i zbulohet identiteti, t’ia ndryshoi edhe zërin.

Në fillim, ai bëri betimin se do të thotë të vërtetën.

Menjëherë pas betimit, Prokuroria nisi pyetjet për dëshmitarin dhe punimet kaluan në seancë private.

Prokurori Joshua Hafetz tha se ka dëshmi të shumta kundër Thaçit dhe të akuzuarve, përfshirë nëntë audio-incizime në qendrën e paraburgimit në Hagë, thirrje telefonike, urdhra të gjykatës që pretendohet se janë shkelur dhe ekspertizë që dëshmojnë se dokumentet që u gjetën në Kosovë ishin printuar nga printeri që përdorte Thaçi në Hagë.

Gjatë seancës u shfaq edhe një audio-incizim i Thaçit dhe Fazliut në takimin e tyre më 2 korrik 2023 në Hagë.

Prokuroria tha se ata po flisnin për dëshminë e komandant Remit.

“Thuaj shkurt, po, jo, mos filozofo”, dëgjohet Thaçi në këtë audio-incizim.

Më vonë, ai thotë se të dëshmojë shkurt e jo 12 orë siç ishte planifikuar.

“Shkurt jo 12 orë, se 12 orë pa rrëshqit diku nuk e lë”, tha Thaçi, sipas audio-incizimit të ZPS-së.

ZPS po ashtu shfaqi mesazhe të Mustafës dhe Fazliut, që këmbyen me t’u kthyer Fazliu në Kosovë, ku edhe ishin takuar.

Aktakuza fillestare kundër pesë të akuzuarve u konfirmua më 29 nëntor 2024 dhe u ndryshua më 16 prill 2025. Kjo është aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore.

Sipas aktakuzës, “midis së paku 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme të paprivilegjuara në objektin e paraburgimit, z. Thaçi u dha zotit Smakaj, zotit Kilaj, zotit Fazliu dhe zotit Kuçi informacion konfidencial për dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria në çështjen gjyqësore për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, i udhëzoi ata që të ndikonin në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u dha hollësi se si të vepronin”.

Në aktakuzë më tej pretendohet se Thaçi “bashkërendoi tre grupe, të përbëra nga z. Smakaj, z. Fazliu dhe z. Kilaj dhe persona të tjerë për të cilët nuk janë ngritur akuza, dhe z. Kuçi, me qëllimin e ndërhyrjes në dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria në gjykimin aktual për krime lufte Thaçi dhe të tjerët”.

JU REKOMANDOJMË

Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së

Haziri mendon se oferta e Kurtit për zgjedhje është më shumë kurth se sa vullnet politik
27/02/2026 - 18:04

Nënkryetari i LDK-së dhe deputeti, Lutfi Haziri, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se shprehja e tij e famshme “kryeministri kalon kah zyrat e LDK-së”,...

Më shumëDetails

Haziri pyetet për emrin e Vjosa Osmanit: S’ka të bëjë me LDK-në, LVV s’ka ndërtuar proces për të

Haziri për Osmanin: Përmes LDK’së e ka realizuar rrugën politike, tash nuk po e shohim atë Vjosën e fortë
27/02/2026 - 18:00

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se çështja e emrit të Vjosa Osmanit edhe për një mandat për presidente, s’ka...

Më shumëDetails

Qeveria e Shqipërisë rrit pagat për mësuesit, policët dhe ushtarakët

Qeveria e Shqipërisë rrit pagat për mësuesit, policët dhe ushtarakët
27/02/2026 - 17:51

Në mbledhjen e mbajtur sot Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka miratuar disa vendime për rritjen e pagave me 2.5% për mësuesit e sistemit parauniversitar, për punonjësit e...

Më shumëDetails

Ish-zyrtarja e kabinetit të Faton Pecit rehatohet aty ku shpërndahen grantet

Ish-zyrtarja e kabinetit të Faton Pecit rehatohet aty ku shpërndahen grantet
27/02/2026 - 17:13

Faton Peci nuk është më në krye të Ministrisë së Bujqësisë, ai tashmë drejton Komunën e Mitrovicës, por njerëzit që kanë shërbyer në kabinetin e tij, po emërohen...

Më shumëDetails

Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produkt i pasigurt për konsum

Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produkt i pasigurt për konsum
27/02/2026 - 17:02

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në kuadër të Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ndaluar importimin e 1,080 litrave vaj ulliri për sallatë, pas konstatimit të...

Më shumëDetails

Konsullata e Kosovës në New York shtron iftar

Konsullata e Kosovës në New York shtron iftar
27/02/2026 - 16:54

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, mori pjesë mbrëmjen e kaluar në iftarin tradicional të organizuar nga imami Tahir Kukaj dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “Vjosa Osmani nuk e ka mbështetjen e Guxo për shkak të Donika Gërvallës, Faton Peci ka një mendim tjetër“

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Thuji s’i ke parë kurrë” – Prokuroria shfaq në ekran përgjimet e Thaçit me Hajredin Kuçin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    238 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 60
  • Haziri sqaron kërkesën për “marrëveshje politike” për Presidentin: LDK propozon kandidat mbi palët, VV e miraton

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë