Ka nisur grumbullimi i bizneseve të ndryshme, të cilat paralajmëruan protestë për të enjten, duke bllokuar hyrjet kryesore të Prishtinës.
Në disa pamje të dërguara nga lexues të Nacionales, shihen kamionë, qytetarë e policë të shumtë në hyrjen e Prishtinës nga Fushë-Kosova.
Në një njoftim nga bizneset, të mërkurën u tha:
“ZRrE-ja e qeveria pranuan që çmimi i energjisë elektrike të rritet për 16.1%. Kjo më së shumëti pritet t’i godas bizneset. Atyre po u thuhet të dalin në ‘treg të lirë’, ku shpenzimet për ta pritet të jenë marramendëse. Pasoja që do t’a ndiejë qytetari, përveç faturës së rrymës, pritet të jetë shtrenjtimi i produkteve. Për këtë bizneset kanë vendosur të protestojnë. Dhe atë, hiç më pak se me mbyllje të rrugëve kryesore të Prishtinës.
‘Rrugët do të bllokohen nga automjetet e kompanive që do të preken nga vendimi për dalje në treg të lire” – thuhet ndër të tjera aty.
