Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nis takimi i Listës Serbe me përfaqësuesit e shëndetësisë dhe arsimit serb në Kosovë

12/02/2026 - 13:31
në Kryesore, Lajme
A A
Nis takimi i Listës Serbe me përfaqësuesit e shëndetësisë dhe arsimit serb në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Mitrovicë të Veriut, ka nisur seanca e përbashkët e komunave me shumicë serbe, me ftesë të Listës Serbe, ku po marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe arsimore në mjediset e banuara me serb në Kosovë, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

Siç është paralajmëruar më herët nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit, në takimin e 12 shkurtit do të diskutohet për situatën politike dhe të sigurisë pas njoftimit për zbatimin e plotë të ligjeve për të huajt dhe për automjetet.

Simiq thotë Ligji për të huajt “rrezikon studentët dhe të punësuarit” serbë

Zyrtari i Listës Serbe dhe deputeti në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq, tha se Ligji për të huajt do të rrezikojë studentët, të punësuarit në institucionet e Serbisë, biznesmenët, serbët e zhvendosur që kanë pronë në Kosovë, si dhe klerin e Kishës Ortodokse Serbe, duke shtuar se për të gjitha këto është njoftuar edhe bashkësia ndërkombëtare.

“Janë vënë në rrezik themelet e ekzistencës sonë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për ta mbrojtur popullin tonë. Në këtë situatë ku ndodhemi na ka sjellë regjimi në Prishtinë me veprime të njëanshme gjatë viteve të fundit, me qëllim që populli serb të mos mund të mbijetojë”, u shpreh ai.

Simiq theksoi se Lista Serbe nuk ka marrë pjesë në asnjë negociatë, ashtu siç po e akuzojnë disa subjekte të tjera politike.

Takimi po zhvillohet prapa dyerve të mbyllur, andërsa pas përfundimit pritet të lexohen konkluzat.

Takimi kundërshtohet nga disa parti

Nisma qytetare “Veriu për të gjithë” e Marko Jakshiqit, Nisma qytetare “Rrënjët” e Ivan Vuçkoviqit dhe Lëvizja Popullore Serbe e Milija Bishevcit përmes një njoftimi të përbashkët thanë se asamblistët e tyre nuk do të marrin pjesë në “seancën konsultative” që organizon Lista Serbe.

Në deklaratën e përbashkët u tha se tubime të tilla nuk përfaqësojnë një luftë të vërtetë për interesat e popullit serb, por “një simulim rezistence dhe një përpjekje për të mbuluar pas faktit heshtjen shumëvjeçare dhe përgjegjësinë politike”.

Këto tri subjekte politike më herët kishin propozuar miratimin e një deklarate lidhur me Ligjin për të huajt dhe për automjetet, por kjo ishte refuzuar nga Lista Serbe.

“Prandaj shtrojmë pyetjen që qytetarët kanë të drejtë ta dëgjojnë: a janë proceset dhe ligjet e dëmshme, pasojat shkatërruese të të cilave po pasojnë, pjesë e marrëveshjeve që Lista Serbe i ka pranuar dhe zbatuar më herët, e që janë lidhur dhe dakorduar në dëm të popullit nga krijuesi i tyre ideologjik dhe politik, Aleksandar Vuçiq?”, u tha në reagim.

Më herët, edhe Partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” e Nenad Rashiqit, i cili është edhe ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, i ka bërë thirrje Listës Serbe që të deklarohet dhe të tregojë se çfarë është dakorduar konkretisht lidhur me integrimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore në Kosovë që funksionojnë në sistemin e Serbisë, si dhe kush i ka zhvilluar negociatat dhe në emër të kujt.

“Nëse nuk ka marrëveshje, atëherë është jashtëzakonisht e papërgjegjshme, madje edhe mashtruese, të paraqitesh si mbrojtës politik i popullit serb, ndërkohë që nuk ofrohet asnjë zgjidhje konkrete”, u tha në deklaratë, duke u vlerësuar se heshtja e Listës Serbe “nuk është e rastësishme”.

Më herët, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, i ka ftuar kryetarët e komunave me shumicë serbe në një takim të premten, me qëllim që të bisedohet për integrimin e institucioneve serbe të shëndetësisë dhe arsimit.

Dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku, Graçanica, Shtërpca, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Novobërda – udhëhiqen nga kryetarë të Listës Serbe, dhe për momentin nuk dihet nëse ata do t’i përgjigjen kësaj ftese.

Njoftimi për fillimin e integrimit të institucioneve arsimore dhe shëndetësore përkon me nisjen e zbatimit të fazës së parë të aplikimit të plotë të Ligjit për të huajt, që cila do të zgjasë deri më 15 mars dhe parasheh një periudhë informimi.

Zbatimi i plotë i këtij ligji mund të ndikojë në funksionimin e institucioneve serbe të shëndetësisë dhe arsimit, pasi ata që nuk posedojnë dokumente të Kosovës duhet të kenë leje pune ose licencë për punë, për të cilën kërkesa parashtrohet në Agjencinë e Punësimit të Kosovës.

Po ashtu, të punësuarit dhe studentët e Universitetit në Mitrovicë të Veriut, të cilët vijnë nga Serbia ose nga vende të tjera të rajonit, do të duhej të kenë leje të përkohshme qëndrimi dhe të përmbushin kushte të tjera të përcaktuara me ligj, varësisht nga qëllimi i qëndrimit.

Në praktikë, marrja e lejes për punë ose për shkollim mund të jetë problematike, pasi Kosova nuk i njeh institucionet e Serbisë, të cilat i konsideron paralele dhe ilegale.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke vlerësuar se institucionet serbe të arsimit dhe shëndetësisë janë “vetë thelbi” i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin Kosova dhe Serbia janë pajtuar që ta formojë gjatë negociatave në Bruksel.

Palët u pajtuan për Asociacionin më 2013 dhe ai përmendet edhe në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë pranuar në vitin 2023. Sipas një draft-statuti që hartoi Bashkimi Evropian, Asociacioni do të duhej ta rregullonte edhe çështjen e të hyrave, përkatësisht financimin nga buxheti i Serbisë./REL/

JU REKOMANDOJMË

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së
12/02/2026 - 14:32

Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së. “Kuvendi, duke mbajtur parasysh të vërtetën historike të luftës së UÇK-së, thekson se kjo ushtri ishte një...

Më shumëDetails

Pas pak mblidhet Kryesia e Kuvendit

Pas pak mblidhet Kryesia e Kuvendit
12/02/2026 - 14:27

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet në orën 15:00. IndeksOnline raporton se në mbledhjen e Kryesisë do të diskutohet caktimi i rendit të seancës...

Më shumëDetails

Shtatë vendimet e para të qeverisë “Kurti 3”

Shtatë vendimet e para të qeverisë “Kurti 3”
12/02/2026 - 14:21

Qeveria e re e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen përuruese dhe njëherësh mbledhjen e parë, në të cilën ka marrë shtatë vendime. Miratuar Projektligjin për Ratifikimin...

Më shumëDetails

Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re

Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re
12/02/2026 - 14:16

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë. Në një deklarim zyrtar, Ambasada pohon se mezi prej të punojë me qeverinë e...

Më shumëDetails

​Mbrojtja e Veselit përfundon deklaratën përmbyllëse

Dixon u drejtohet gjykatësve: Kur nuk ka prova, nuk mund të ketë shpallje fajësie
12/02/2026 - 14:09

Ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli, Rodney Dixon ka përfunduar deklaratën përmbyllëse. Ne fund të shpalosjes sa fjalës përfundimtare ai ka thënë se Veseli meriton “gjykim...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj shpërthen ndaj Speciales: Po kërcënojnë!

Haradinaj: Deklaratat e Kurtit ia ndaluan Thaçit vizitat nga vëllezërit
12/02/2026 - 14:05

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, sot në Klan Kosova, ka qenë i ashpër sërish me Prokurorinë e Specializuar në Hagë për qasjen ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

    Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

    248 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Plagosja në Mitrovicë dyshohet se ndodhi në vetëmbrojtje pas sulmit fizik

    218 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 55
  • Çka po ndodh, Labi del nga shtëpia?

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • A e keni vërejtur këtë veprim të Listës Serbe sonte në Kuvend, ja pse e lëshoi sallën

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë