Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, dhe zëvëndëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, vizituan pikën kufitare Han i Elezit – Bllacë.
Ata panë nga afër përgatitjet finale teknike dhe operative për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar mes dy shteteve.
Sistemi i kontrollit të përbashkët kufitar apo siç njihet modeli “One Stop Shop” do të thjeshtojë procedurat e kalimit kufitar dhe do të ndikojë në reduktimin e pritjeve kufitare të qytetarëve të dy vendeve.
Teksa së shpejti pritet të fillojë implementimi i kontrollit të përbashkët kufitar. Ky hap përafron edhe më shumë shtetet tona dhe rikonfirmon forcimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.