Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nissinen: Kosova ka përparuar, por i duhet unitet e institucione funksionale

15/08/2025 - 22:26
në Lajme
A A
Nissinen: Kosova ka përparuar, por i duhet unitet e institucione funksionale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka dhënë një intervistë lamtumirëse për Radio Televizionin e Kosovës, në përfundim të mandatit të tij diplomatik. Ai theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Kosovën dhe shprehu optimizëm për të ardhmen e saj drejt integrimeve euroatlantike.

“Jemi dëshmitarë të një situate sfiduese politike në Kosovë. Shpresoj që bllokada aktuale të tejkalohet sa më shpejt, sepse është në interesin e të gjithë qytetarëve,” tha ambasadori Nissinen. Ai nënvizoi se, pavarësisht sfidave, Kosova ka bërë përparim dhe se ai mbetet optimist për të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Ambasadori përmendi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, duke kujtuar trashëgiminë e ndërmjetësimit të Martti Ahtisaarit dhe përkushtimin afatgjatë të Finlandës ndaj Kosovës. “Gjatë mandatit tim, kam dashur të sigurohem që bashkëpunimi bilateral të jetë gjithëpërfshirës. Kemi investuar shumë në përmirësimin e tregtisë dhe në ndarjen e përvojave rreth integrimeve,” shtoi ai.

Ai foli edhe për rolin e Finlandës në mbështetjen e Kosovës për integrimin në BE dhe NATO.

“Jemi ndër përkrahësit më të afërt dhe më të mëdhenj të Kosovës në çdo nivel, nga Brukseli deri te forumet dypalëshe. Kemi ndarë përvojat tona për ndërtimin e kapaciteteve institucionale që i nevojiten një shteti në rrugëtimin e tij drejt anëtarësimit”, tha ai

Ai vlerësoi se Qeveria e Kosovës ka marrë hapa pozitivë, veçanërisht në aspektin ekonomik dhe në raportet vjetore që tregojnë përparim të qartë. Megjithatë, Nissinen bëri thirrje për konsensus të brendshëm kombëtar, sidomos për strategjinë e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Në lidhje me bllokadën politike në Kuvend, ambasadori tha qytetarët e Kosovës meritojnë institucione funksionale. “Me vullnet politik, zgjidhja mund të arrihet shpejt.”

Nissinen foli edhe për situatën sfiduese në RTK, ku mbi 700 punonjës nuk janë paguar për muajin korrik. “Kur një person punon, duhet të kompensohet për punën e tij. E kuptoj sa e vështirë është kjo situatë për punëtorët dhe familjet e tyre. Shpresoj që të gjendet një marrveshje sa më parë, që njerzit të vazhdojnë punën dhe ta bëjnë atë punë tejet të rrendshishme që po bëhet për çdo ditë në RTK”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Vetëvendosje pas aktgjykimit të Kushtetueses: Gjykata po shkruan rregulla të reja, vendimi cenon demokracinë
Kryesore

Vetëvendosje pas aktgjykimit të Kushtetueses: Gjykata po shkruan rregulla të reja, vendimi cenon demokracinë

18/08/2025 - 20:23
Aksident i rëndë në Finlandë, një shqiptar nga Kosova vdes në vendngjarje
Kryesore

Aksident i rëndë në Finlandë, një shqiptar nga Kosova vdes në vendngjarje

18/08/2025 - 20:02
Nga VV nisin sulmet ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses pas publikimit të Aktgjykimit
Lajme

Nga VV nisin sulmet ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses pas publikimit të Aktgjykimit

18/08/2025 - 19:36
Zelensky falënderon Melanian për letrën drejtuar Putinit
Lajme

Zelensky falënderon Melanian për letrën drejtuar Putinit

18/08/2025 - 19:31
Donald Trump e pret Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë
Kryesore

Donald Trump e pret Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë

18/08/2025 - 19:25
Gjykata konstatoi se Dehari ka tejkaluar mandatin gjatë seancave, Dimal Basha e përjeton si humbje të VV’së aktgjykimin
Lajme

Gjykata konstatoi se Dehari ka tejkaluar mandatin gjatë seancave, Dimal Basha e përjeton si humbje të VV’së aktgjykimin

18/08/2025 - 19:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I arrestuar më herët për rrëmbimin e një shqiptari- Kush është biznesmeni që iu dogj jahti në Budva?

    I arrestuar më herët për rrëmbimin e një shqiptari- Kush është biznesmeni që iu dogj jahti në Budva?

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Aksident i rëndë në Finlandë, një shqiptar nga Kosova vdes në vendngjarje

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Nuk kam pas qëllim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatës rreth vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gjykata Kushtetuese: Brenda 30 ditëve duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit me votim të hapur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë