Policia e Kosovës ka njoftuar se një BMW XM me targa zvicerane është konfiskuar në Prizren, meqë drejtuesi i saj ka qarkulluar me 77 km/h në zonën me kufizim prej 50 km/h, shkruan Reporteri.net.
Pas verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se drejtuesi ka qenë nën masën e ndalesës për drejtimin e mjetit motorik. Atij i është shqiptuar gjobë prej 500 euro dhe masë ndalese shtesë prej 6 muajsh.
“Si pasojë, patrulla ka konfiskuar automjetin në bazë të nenit 246, paragrafi 5 dhe l të Ligjit për Trafikun Rrugor, si dhe i është shqiptuar gjobë prej 500 euro dhe masë ndalese shtesë prej 6 muajsh. Duke qenë se kundërvajtësi është me nënshtëtësi zvicerane, do të zbatohen procedurat për njoftimin e autoriteteve zvicerane lidhur me ndalesën për drejtimin e mjetit motorik. Nga të dhënat në sistemin SIPK, rezulton se personi në fjalë ka të evidentuara 114 gjoba, prej të cilave 18 vetëm në dy vitet e fundit, ku 3 prej tyre lidhen me nenin 246 paragrafi 5 – drejtim i mjetit motorik nën masën e ndalesës”, thuhet në njoftim.