Një burrë që po drejtonte një veturë me targa vendore u ndalua dje në fshatin Mazgit të Obiliqit nga njësiti policor dhe gjatë kontrollit iu gjetën armë pa leje.
Ai më pas ishte prezantuar rrejshëm si pjesëtar i FSK-së dhe pas një verifikimi, policia tha se ka rezultuar që ai s’është pjesë e FSK-së.
Ai u arrestua nën dyshimin se kreu veprat penale “armëmbajtje pa leje” dhe “prezantim i rremë si person zyrtar”.
“Fsh. Mazgit, Obiliq 12.12.2025 –18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte ndaluar nga njësiti policor dhe gjatë kontrollit i kanë gjete dhe konfiskuar një pistoletë me tetë copë fishekë. I dyshuari ishte prezantuar si person zyrtar- pjesëtar i FSK-së, por është verifikuar dhe ka rezultuar se i njëjti nuk është pjesëtar i FSK-së. I njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.














