Real Madridi gjatë këtij sezoni në vazhdimësi ka pasur lëndime të futbollistëve, gjë që ka ndikuar shumë në rezultate.
Në prag të ndeshjes me Alavesin, trajneri Xabi Alonso përballet me një situat tejet të vështirë, ku nuk do të ketë në dispozicion plotë 11 futbollistë, apo një formacion të tërë.
Mbrojtja do të jetë problemi kryesor, ku shumica e futbollistëve do të humbasin ndeshjen derisa vetëm dy futbollistë, Raul Asencio dhe Dean Huijsen janë të gatshëm të luajnë dhe një shans e vogël për Antonio Rudiger.
Dani Carvajal, Trent Alexander Arnold, Eder Militao, David Alaba, Ferland Mendy e Alvaro Carreras e Fran Garcia do të mungojnë ndaj Alavesit.
Mungesë e madhe do të jenë edhe Eduardo Camavinga, Endrick dhe Kylian Mbappe.
Kujtojmë që Xabi Alonso për shkak të rezultateve negative, rrezikojn shkarkimin nga posti i trajnerit të Real Madridit, në rast mos fitore ndaj Alavesit./IndeksOnline/














