Kenan Gashi, aktivist i njohur dhe përfaqësues i rrjetit të OJQ-ve “Avonet”, ka ngritur një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj një zyrtari të lartë komunal në Kaçanik, duke e cilësuar atë si përgjegjës për gjendjen e mjerueshme të rrugës “Komandant Bardhi” në fshatin Begracë.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Gashi shpreh shqetësim për gjendjen infrastrukturore të kësaj rruge që, sipas tij, ka rëndësi të veçantë për qytetarët e rajonit të Gjilanit që udhëtojnë drejt Shkupit dhe Tetovës.
Sipas Gashit, rruga është shndërruar në një “gropë të madhe turpi dhe rreziku”, ku dëmet e përditshme në automjete janë bërë barrë e qytetarëve. Ai thekson se kjo situatë është pasojë direkte e papërgjegjshmërisë së autoriteteve lokale, në veçanti e një drejtori që sipas tij “nuk njeh as ligj, as përgjegjësi”.
Vozitësit detyrohen të përballen me dëme të vazhdueshme në automjetet e tyre – goma, felnë, maska – për shkak të një rruge të shkatërruar nga ata që marrin paga për ta rregulluar”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij./ Gazeta Insajderi/