Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një grua për herë të parë do të drejtojë shërbimin sekret britanik, kush është Blaise Metrewel?

16/06/2025 - 14:15
në Lajme
A A
Një grua për herë të parë do të drejtojë shërbimin sekret britanik, kush është Blaise Metrewel?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një punonjëse nga radhët e shërbimit sekret britanik do të jetë drejtuesja e parë e MI6 njofton kryeministri Sir Keir Starmer.

Ajo quhet Blaise Metreweli dhe do të jetë drejtuesja e 18 e këtij shërbimi të kundërspiunazhit britanik nga më të njohurit dhe më profesionistët në botën e spiunazhit ndërkombëtar.

Kush është Blaise Metreweli?

Ndryshe, shefja e re e shërbimit të huaj sekret britanik i njohur si MI6, do të hyjë në histori si drejtuesja e parë grua e një shërbimi kaq të rëndësishëm, i 18 drejtues i tij në gjithë historinë e shërbimit, pasi të zëvendësojë në këtë post, shefin aktual Sir Richard Moore i njohur me kodin “C” kur ai të largohet nga posti në vjeshtë.

Metreweli punon në radhët e këtij shërbimi që nga viti 1999. Deri më sot një shefe e spiunazhit britanik që ka drejtues MI6 po ashtu e njohur si SIS, Secret Intelligence Service, ka qene vetëm në filmat e James Bondit.

Metreweli aktualisht njihet me kodin “Q” si një nga katër drejtuesit e përgjithshëm brenda shërbimit të MI6. Ky pozicion i saj është bërë i famshëm në filmat e James Bondit me kodin fiktiv “Q” për prodhimin e pajisjeve që përdorte agjenti britanik, nënkupton se Blaise Metrewli është përgjegjëse momentalisht për teknologjinë dhe inovacionin. Ajo ka studiuar në Cambridge dhe hyri në shërbimin sekret në 1999-en.

Metreweli e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj si diplomate e rregullt në Foreign Office, si ish-ambasadore e Britanisë në Turqi, ku terë karriera e saj ka qenë ajo e një oficere e inteligjencës britanike, ku shumicën e kohës ka mbuluar Lindjen e Mesme dhe Evropën. Nga agjencitë e tjera të zbulimit britanik si GCHQ, një nga agjencitë më të mëdha të përgjimit në botë, po ashtu drejtohet nga një grua për herë të parë.

Anne Keast Butler e mori këtë rol në 2023, ndërkohë që shërbimi i Brendshëm sekret britanik, MI5, po ashtu drejtohet nga një grua e cila raporton tek Ministri i Jashtëm.

Metreweli do njihet më pas me kodin “C”.

Shërbimi Sekret britanik është krijuar në fillimin e shekullit të kaluar dhe njihej me emrin Secret Service Bureau dhe drejtohej nga Kapitan, i Mansfield Cumming, që gjithmonë firmoset me germën C dhe përdortë për firmosje boje ngjyrë jeshile e cila përdoret edhe sot e kësaj dite nga drejtuesit e këtij shërbimi, si i vetmi zyrtar në shtetin britanik që përdorin këtë ngjyre.

Por, a jep shefja e shërbimit me kodin C licencë agjentëve të saj për të vrarë?

Përgjigje është jo, pasi këtë të drejt e ka vetëm shefi i Foreign Office, ose ndryshe Ministri i Jashtme britanik.

JU REKOMANDOJMË

Analiza e Corriere della Sera/ Irani, kriza e trumpizmit dhe fantazma e naftës: A do të bëhet Rusia më e fortë? Dhe a e dinin sauditët?
Lajme

Analiza e Corriere della Sera/ Irani, kriza e trumpizmit dhe fantazma e naftës: A do të bëhet Rusia më e fortë? Dhe a e dinin sauditët?

16/06/2025 - 20:09
Babai i gruas së Arbnor Spahiut i drejtohet shtetit të Kosovës: Çohuni, mbroni bijtë tuaj
Kryesore

Babai i gruas së Arbnor Spahiut i drejtohet shtetit të Kosovës: Çohuni, mbroni bijtë tuaj

16/06/2025 - 19:51
Irani po përdor shkollat ​​si strehimore kundër bombave
Lajme

Irani po përdor shkollat ​​si strehimore kundër bombave

16/06/2025 - 19:33
Haziri: Kurti i sheh numra qytetarët e Kosovës
Lajme

Haziri: Deklarata e Trump, Kosova nuk guxon të jetë e papërgatitur

16/06/2025 - 19:22
Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kryesore

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

16/06/2025 - 18:18
Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian gjatë transmetimit ‘live’
Kryesore

Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian gjatë transmetimit ‘live’

16/06/2025 - 18:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian gjatë transmetimit ‘live’

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Gjendet i riu që u raportua si i zhdukur në Mitrovicë – kishte marrë 4 mijë euro dhe ishte larguar pa gjurmë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Pamje nga afër: Qytetari incizon momentin e sulmit me raketa të Iranit në Tel-Aviv

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë