Policia ka njoftuar se një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga kunata e saj.
Ngjarja ka ndodhur më 23 korrik 2025, rreth orës 12:00 në Mitrovicën e Jugut.
E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare, kunata e saj. E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.