Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një herë shkoi si dëshmitar, e më pas ra në pranga- Kush është i arrestuari tjetër për laboratorin e falsifikimit të dokumenteve në Prishtinë?

06/04/2025 - 18:58
në Kryesore, Lajme
A A
Një herë shkoi si dëshmitar, e më pas ra në pranga- Kush është i arrestuari tjetër për laboratorin e falsifikimit të dokumenteve në Prishtinë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Arif Krasniqi është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”. Ndaj tij është kërkuar edhe caktimi i masës së paraburgimit. Ai fillimisht ishte paraqitur si dëshmitar, e më pas kishte rënë në duart e organeve të rendit.

Pas arrestimit të Flamur Krasniqit, Arifi, babai i tij, ishte ftuar nga hetuesia për intervistim. Ai kishte thënë për policinë se nuk ka qenë në dijeni për aktivitetin që po kryente i biri i tij, raporton Insajderi.

Më pas, me qëllim të sigurimit të ndonjë prove, me urdhër të prokurorit Arif Krasniqit iu kishte sekuestruar telefoni, sipas dosjes së Prokurorisë Speciale.

Në galerinë e telefonit të tij janë gjetur 85 fotografi të dokumenteve me të dhëna të huaja. 23 nga to janë të bëra me dorëza, për të cilat Prokuroria Speciale ka dyshuar se janë realizuar në laboratorin ku është kryer aktiviteti kriminal.

“Gjithashtu gjatë ekzaminimit vërehet se i ka fshirë aplikacionet në telefonin e tij, si dhe bisedat që i ka zhvilluar në këtë kohë me persona të ndryshëm”, thotë Prokuroria në dosjen që e ka parë Insajderi.

Arif Krasniqi po dyshohet për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”.

I pandehuri në fjalë ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me nofkën “Muja”. Ai ishte në mesin e 157 emrave të ish-pjesëtarëve të UÇK’së që po kërkoheshin nga Serbia nëpërmjet INTERPOL-it.

Djali i tij, Flamur Krasniqi, është arrestuar në janar të këtij viti teksa po barte me një pikap të bardhë material që dyshohet se po shkonte për në laboratorin e falsifikimit të dokumenteve personale. /Insajderi/Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Trumpi thotë se “jemi në negociata të nxehta” mbi luftën në Iran

Trumpi thotë se “jemi në negociata të nxehta” mbi luftën në Iran
07/04/2026 - 23:03

Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë në “negociata të nxehta” mbi luftën me Iranin, duke refuzuar të japë detaje mbi bisedimet. “Nuk mund t’ju them,...

Më shumëDetails

Osmani: Rizgjedhja ime e garantonte vazhdimësinë e 51%-shit, sikur të kisha plane tjera do kandidoja në zgjedhje të dhjetorit

Deklarimi i Kurtit se presidenti duhet të ketë rol noteri, Osmani: Ato janë vlerësime dëshirore, dëshira është tjetër gjë Kushtetuta tjetër gjë
07/04/2026 - 22:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, pasi mbaroi mandatin si e para e vendit. Ajo ka thënë se rizgjedhja e saj...

Më shumëDetails

Kur ndodhi çarja e parë me Kurtin? Osmani shpjegon

Kur ndodhi çarja e parë me Kurtin? Osmani shpjegon
07/04/2026 - 22:28

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka rrëfyer rreth raporteve me kryeministrin Albin Kurti, të cilat filluan të prishen me Marrëveshjen e Brukselit. Në një intervistë në Pressing, ajo...

Më shumëDetails

Osmani: Në dhjetor e janar Kurti s’kishte asnjë hezitim të më mbështeste për Presidente, më pas gjithçka ndryshoi

Osmani: Në dhjetor e janar Kurti s’kishte asnjë hezitim të më mbështeste për Presidente, më pas gjithçka ndryshoi
07/04/2026 - 22:12

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, pasi mbaroi mandatin si e para e vendit. Ajo ka thënë se Albin Kurti në...

Më shumëDetails

“E dinë institucionet kush na hapi telefonin”, Osmani merr lavdet për vete pas situatës në Banjskë

Osmani thotë se disa shtete të BE-së po bllokojnë heqjen e masave ndaj Kosovës
07/04/2026 - 22:05

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka marrë lavdet për vete dhe ka thënë se një telefonatë e saj në Shtëpinë e Bardhë ka parandaluar agresion të mëtejmë të Serbisë pas...

Më shumëDetails

Deklarimi i Kurtit se presidenti duhet të ketë rol noteri, Osmani: Ato janë vlerësime dëshirore, dëshira është tjetër gjë Kushtetuta tjetër gjë

Deklarimi i Kurtit se presidenti duhet të ketë rol noteri, Osmani: Ato janë vlerësime dëshirore, dëshira është tjetër gjë Kushtetuta tjetër gjë
07/04/2026 - 21:58

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka komentuar një deklaratë të dikurshme të kryeministrit Albin Kurti lidhur me rolin e një presidenti në Kosovë. Kurti më herët kishte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Thahet fyti”, LVV u sulet kundërshtarëve politikë në Prishtinë, i barazon me strukturat kriminale të Veriut

    Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e VV`së

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Çështja e Presidentit, ky është qëndrimi i Lutfi Hazirit?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Policia e Kosovës shpall konkurs për vende pune

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rusia dhe Kina vënë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për votën mbi Ngushticën e Hormuzit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë