Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është plagosur sonte në Emshir, në Prishtinë, nga të shtënat me armë zjarri.
Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, tha për Gazeta Blic se ai po merr trajtimin në QKUK, ndërsa policia e cila ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin, derisa po vazhdon hetimet.
“Rreth orës 21:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë. Nga informacionet e para bëhet e ditur për një person të plagosur, jashtë rrezikut për jetë, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar një person të dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë, përderisa po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha Borovci