Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një javë nga njoftimi, por ende pa aktgjykim të plotë – Kuvendi i pa konstituuar në pritje të Kushtetueses

07/10/2025 - 15:55
në Lajme
A A
Një javë nga njoftimi, por ende pa aktgjykim të plotë – Kuvendi i pa konstituuar në pritje të Kushtetueses
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot janë bërë një javë që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për bllokadën e krijuar në parlament. Kuvendi s’është konstituuar, deputetët të votojnë dhe, ata kanë kohë edhe 12 ditë që ta konstituojnë parlamentin, urdhëroi gjykata në vendimin e 30 shtatorit. Megjithatë, afati 12 ditor ende s’ka filluar të qarkullojë, meqë një gjë e tillë bëhet e mundur vetëm pasi të publikohet aktgjykimi i plotë në Gazetën Zyrtare, shkruan Gazeta Express.

Për këtë të fundit, Kushtetuesja s’është e ngarkuar me kurrfarë afati kohor brenda të cilit ajo detyrohet që ta bëjë publikimin e vendimit.

Të paktën kështu theksojnë njohësit e fushës. Në deklarime të ndryshme prej tyre është thënë se kur bëhet fjalë për periudhën kohor ‘‘në mes të njoftimit deri tek aktgjykimi nuk ka një afat specifik, se brenda sa ditësh duhet të publikohet’’.

Herën e fundit, më saktësisht në aktgjykimin e dytë lidhur me situatën e njëjtë, atë të 8 gushtit, Kushtetuesja mori plotë 10 ditë për ta publikuar të plotë vendimin e saj.

I njëjti bëri të mundur fillimin e konstituimit të parlamentit, duke pasur parasysh se tashmë janë zgjedhur kryetari dhe katër nënkryetar. Por, jo edhe i pesti, ai nga radhët e Listës Srpska.

Përveç që akoma nuk dihet data se kur bëhet publikimi i vendimit në fjalë, ajo çfarë po ashtu nuk dihet është se a do të arrijë aktgjykimi i tretë i Kushtetueses që më në fund të zhbllokojë ngërçin politik që ka kapluar vendin tash e sa muaj.

Për këtë, gjatë këtyre ditëve, deklarata të ndryshme janë dhënë se duhet pritet aktgjykimi i plotë për të parë rrugën përpara.

Një prej tyre është edhe i pari i NISMA’s, deputeti Fatmir Limaj.

“Duhet të shohim aktgjykimin e plotë për të parë se çfarë ka nxjerrë Gjykata Kushtetuese dhe çfarë udhëzimesh ka dhënë. A do të shkojë në përsëritje votimi i pakos së nënkryetarëve për komunitete?”, ka deklaruar ai pak ditë më parë.

Ky skepticizëm qëndron në atë se si pritet të zgjidhet pikërisht nënkryetari i fundit, që u takon komunitetit jo shumicë serb. Kjo duke pasur parasysh se secili nga deputetët në fjalë, tashmë kanë shfrytëzuar nominimin prej tri herësh për pozitën e nënkryetarit, duke u bazuar në vendimin e dytë të Kushtetueses.

Përveç kësaj, mundësitë për një tjetër zgjidhje të situatës janë rritur, atë përmes zgjedhjeve të reja. Zërat për këto të fundit sa vijnë e shtohen.

Një ndër të fundit që dha komentet e tij për këtë aspekt është ministri në detyrë, për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq. Ky i fundit në një prononcim të tij ditë më parë tha se ai mendon që ‘’80% është e sigurt që do të shkojmë në zgjedhje”.

JU REKOMANDOJMË

Ligji i Punës: Shoqëria civile hatërohet në ministrin Murati
Lajme

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

07/10/2025 - 17:49
“Kurti po e përjeton panikun nga humbja”, Krasniqi- studentëve: Merrni ato para, por të dielën ndëshkone me votë këtë qeveri
Lajme

“Kurti po e përjeton panikun nga humbja”, Krasniqi- studentëve: Merrni ato para, por të dielën ndëshkone me votë këtë qeveri

07/10/2025 - 17:45
“Ti je një fmijaq arrogant” – përplasje e ashpër mes Kadri Rrahimajt të VV-së dhe Qëndron Kastratit të PSD-së
Lajme

“Ti je një fmijaq arrogant” – përplasje e ashpër mes Kadri Rrahimajt të VV-së dhe Qëndron Kastratit të PSD-së

07/10/2025 - 17:17
Haliti i quan zgjedhjet e 12 tetorit më të pakuptimtat: Beteja për Drenasin, më e ndjekura nga qytetarët
Kryesore

Haliti i quan zgjedhjet e 12 tetorit më të pakuptimtat: Beteja për Drenasin, më e ndjekura nga qytetarët

07/10/2025 - 16:31
Osmani iu referua vetes si ligjëruese në ceremoninë ku UP e nderoi me çmim, nuk specifikoi se e mban gradën e asistentes
Lajme

Osmani iu referua vetes si ligjëruese në ceremoninë ku UP e nderoi me çmim, nuk specifikoi se e mban gradën e asistentes

07/10/2025 - 16:25
Idrizi pret në zyre Egzona Zekën-krenar për sukseset e një lojtareje të Kombëtares që luajti edhe ne Zvicër
Lajme

Idrizi pret në zyre Egzona Zekën-krenar për sukseset e një lojtareje të Kombëtares që luajti edhe ne Zvicër

07/10/2025 - 16:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë

    Qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për studentë

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Kërcet grushti në Emergjencën e Mitrovicës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Eksperti i sigurisë: Më 4 maj numër i madh i njësive speciale të Serbisë u nisën drejt Kosovës

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Glauk Konjufca e Mërgim Lushtaku bashkë për Leotrim Ajetin në Graçanicë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kurti mbledh qeverinë në detyrë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë