Ka dalë nga shtypi kompleti i revistave MI për matematikë dhe informatikë të përmbledhura nga profesori i njohur vushtrrias Nezir Hajdini, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Ky komplet i revistave përfshin 4 vëlline të botuara të viteve 2001-2020.
Profesori Nezir Hajdini tashmë i pensionuar, sërish nuk ndal punën e vyeshme që vazhdon ta bëjë për dekada me radhë në edukimin dhe arsimimin e brezave të tërë.
Nezir Hajdini ka një jetë të tërë në shërbimtë arsimit.
Ai ka punuar si profesor në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë e gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri.
Për shumë vite Hajdini punoi edhe si këshilltar pedagogjik i matematikës në Entin Pedagogjik.
Ai ishte për shumë vite ekspert për standarde dhe vlerësim në MASHT, kurse tani vazhdon të punojë në OJQ “GAUSI”.
Autori Nezir Hajdini në një prononcim për Veriu.info ka thënë se ka kërkesë për këto revista mirëpo që janë të kushtueshme andaj kërkohet mbështetje nga komunat për ta shpërndarë atë tek nxënësit.
Kjo nuk është puna e vetme shkrimore e profesorit Hajdini, pasi ai ka bërë edhe përmbledhje tjera shumë të rëndësishme si:
• Përmbledhje detyrash përgaditore të zgjidhura dhe teste nga Matematika për kl.V – VIII .(1998)
• 500 Detyra të zgjidhura për gara dhe olimpiada matematikore për nxënësit e klasës IV,V,VI,VII, dhe VIII, viti 2003
• Përmbledhje detyrash për klasën e V për gara matematikore (2003);
• Fletore pune e Matematikës për klasën e VI (2003);
• Fletore pune e Matematikës për klasën e VII (2003);
• Teste përgaditore nga Matematika për klasën e IX, 2006
• Formula matematikore për nxënësit e klasës V,VI,VII,VIII,IX (2007)
• Teste përgaditore nga Matematika për maturantë , (2010)
• Lojëra dhe enigma matematikore (2012)