Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një mal rrëzimesh në Gjykata, ZRrE s’do t’ia dijë për ligjin: Paralajmëron prodhuesit vendor me shkyqje nga nesër

31/07/2025 - 08:18
në Kryesore, Lajme
A A
Një mal rrëzimesh në Gjykata, ZRrE s’do t’ia dijë për ligjin: Paralajmëron prodhuesit vendor me shkyqje nga nesër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një mal Aktgjykimesh nga Gjykata Komerciale e kanë shpallur vendimin e saj të pailgjshëm, por ‘climbing’ mbi to, me shpinë të fortë Qeverinë e Kosovës dhe simbas shembullit të tyre, Zyra e Rregullatorit të Energjisë s’do t’ia dijë për verdikte të drejtësisë: nga nesër prodhuesit vendorë i kërcënoi me “shkyqje” po qe se nuk arrijnë kontrata në të ashtuquajturin treg të lirë të energjisë elektrike. Sepse KEK-u si Furnizues Fundor s’do të jetë më që nga nesër i tillë.

Metoda është e njëjtë me atë të qeverisë në detyrë: solipsizëm. Ndonëse s’u shihet fundi aktgjykimeve të Komerciales që ka miratuar dhjetëra e dhjetëra padi të prodhuesve vendor kur vendimit për të ashtuquajturin treg të lirë, ZRrE shkroi kështu:

“Ligjshmëria e këtij procesi po konfirmohet çdo ditë nga gjykatat kompetente, përmes aktvendimeve që mbështesin veprimet e ZRRE-së, duke vërtetuar se të gjithë hapat janë ndërmarrë në përputhje me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës”.

Çmimet tashmë katër-pesë fish të rrymës për prodhues vendor veçse ka nisur t’i reklamojë në Facebook vëllau i shefit të stafit të Kryeministrit, Luan Dalipit, MDA-ja, e cila ka hyrë “të provojë fatin”.

Por, vendim pas vendimi, Komercialja e shpartallon ZRrE-në ligjërisht – por, veç në letër.

Avokatja Blinera Osmani (motra e Vjosa Osmanit) njoftoi se Gjykata Komerciale e Kosovës e kak rrëzuar vendimin e ZRrE-së në rrafshet më domethënëse të vendimit për daljen thjesht-ashtu në treg të lirë të energjisë.

✅ Anuluar pikën IV të Vendimit të ZRrE-së nr.275/24, datë 05.04.2024

✅ Anuluar tërësisht Njoftimin e ZRrE-së të datës 12.03.2025 për daljen në treg të lirë, si të kundërligjshëm

✅ Pezulluar në tërësi zbatimin e të gjitha këtyre vendimeve deri në një vendim përfundimtar të gjykatës

🛑 Kjo do të thotë se për të gjithë konsumatorët vendimi për daljen në treg të lirë nuk mund të zbatohet më. Ata duhet të rikthehen menjëherë në tregun universal, me furnizim të sigurt dhe me tarifa të rregulluara, ashtu siç ishin para datës 1 qershor 2025.

ℹ️ Vendimi është i zbatueshëm menjëherë dhe prodhon efekt të drejtpërdrejtë juridik. U bëjmë thirrje ZRrE-së dhe të gjithë operatorëve të tregut të energjisë që të respektojnë dhe zbatojnë pa vonesë këtë vendim gjyqësor.

Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve Vendor njoftoi edhe për një vendim të shkallës së dytë në Gjykatën Komerciale që hedh poshtë vendimin e ZRrE-së.

“Vendimet e shkallës së dytë që janë kthyer në plotësim, rikonfirmohen plotësisht – dhe kjo nënkupton që vendimi i ZRRE duhet të hidhet poshtë! Çka po doni ma shumë? Nëse keni vendosur me shkatërru ekonominë e këtij vendi, vazhdoni kështu – por mos harroni që po i falimentoni bizneset, po humbin vendet e punës dhe po mbyllen fabrikat! Ky është momenti i fundit me ndal këtë padrejtësi!”, shkroi ai.

Oda Ekonomike e Kosovës po ashtu njoftoi për një vendim të Dhomave të Shkallës së Parë në Gjykatën Komerciale të cilat “kanë anuluar si tërësi” njoftimin (që merret si vendim) i ZRrE-së për daljen me detyrim në të ashtuquajturin treg të lirë.

“ZRrE është e detyruar të zbatojë aktgjykimet përfundimtare të gjykatës, dhe moszbatimi i tyre përbën shkelje të rëndë të rendit juridik që sjellë përgjegjësi penale”, shkroi OEK-u.

“Me aktgjykimin e fundit të datës 29.07.2025, KA.nr.301/25, Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë, Departamenti për Çështje Administrative, ka anuluar në tërësi njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) të datës 12.03.2025, përmes të cilës janë njoftuar kompanitë për kalimin e detyrueshëm në tregun e hapur të energjisë elektrike.

Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson se ky është një vendim i rëndësishëm, që njëherësh konfirmon shqetësimet e ngritura në vazhdimësi nga komuniteti i biznesit dhe nga vetë Oda, lidhur me mënyrën e njëanshme dhe jo transparente të zbatimit të këtij procesi. Nëmungesë të një njoftimi të vlefshëm dhe në mungesë të një baze ligjore për zbatim, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga ZRrE që të anulojë vendimin e datës 05.04.2024, i cili nuk mund të prodhojë më efekte juridike”, shkroi OEK-u.

JU REKOMANDOJMË

“Kuvendi është inekzistent, deputetët e kanë sjellë vetë vendin në këtë situatë”
Lajme

“Kuvendi është inekzistent, deputetët e kanë sjellë vetë vendin në këtë situatë”

01/08/2025 - 20:11
Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë
Lajme

Vuçiq pas dënimit të Dodikut: Serbia s’ka qenë në situatë kaq të vështirë që nga viti 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë

01/08/2025 - 19:59
Trump: Ajo që po bën Rusia është e neveritshme
Lajme

Trump reagon ndaj Medvedevit – zhvendos nëndetëset bërthamore

01/08/2025 - 19:50
Pezullohet Sekretari i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj – akuzohet për korrupsion
Lajme

Pezullohet Sekretari i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj – akuzohet për korrupsion

01/08/2025 - 19:42
Franca hedh 40 ton ndihma për Gazën – “Nuk ka asnjë minutë për të humbur”
Lajme

Franca hedh 40 ton ndihma për Gazën – “Nuk ka asnjë minutë për të humbur”

01/08/2025 - 19:26
Polici Bekim Ferizi ka nevojë për ndihmë për t’u trajtuar jashtë vendit, shteti e ka lënë në dorë të “Jetimave të Ballkanit”
Lajme

Polici Bekim Ferizi ka nevojë për ndihmë për t’u trajtuar jashtë vendit, shteti e ka lënë në dorë të “Jetimave të Ballkanit”

01/08/2025 - 19:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Mashtrues, shpifës e humoristë të pa cipë”, akuza të rënda ndaj kryetarit Burim Berisha e nënkryetarit Besnik Osmani

    “Mashtrues, shpifës e humoristë të pa cipë”, akuza të rënda ndaj kryetarit Burim Berisha e nënkryetarit Besnik Osmani

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • E rëndë: Veterani i UÇK-së që vdiq sot, kishte ardhur për pushime dhe shkoi t’i ndihmojë motrës për ndërtimin e shtëpisë – ra nga kulmi

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Deputetët e disa partive bashkohen në një diskutim të përbashkët – për herë të parë që nga pauza kushtetuese e Kuvendit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vendimi i Kushtetueses: VV-së mund t’i humbë e drejta për kryetar Kuvendi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Skandal: Dalin dokumentet që kompania e përjashtuar nga tenderi në Komunën e ‘çlirimtarit’ të VV-së ka poseduar licencë, për ‘mungesën’ e të cilës u përjashtua nga tenderi

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë