Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të pandehurit J.H., i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Klinë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Elzana Kastrati, zëdhënëse e kësaj Gjykate.
Theksojmë se njëri nga personat kishte mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes kurse tjetri ka ndërruar jetë në Spitalin e Pjesës.
Dy të vrarët janë Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë i Klinës. Varrimi i tyre do të bëhet nesër në ora 13:00 në fshatin Jashanicë.