Bedri Hamza ka shkruar në Facebook pasi është zgjedhur kryetar i PDK-së.
Ai ka thënë se është nder i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi e madhe.
“Një nder i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi e madhe. Si Kryetar i PDK-së, do t’i shërbej vendit me përkushtim dhe vendosmëri. Bashkë për qytetarët dhe Kosovën. Bashkë për PDK-në dhe fitoret që po vijnë”, ka thënë Hamza.













