Vdekja e 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, në duart e Policisë së Kosovës teksa po tentonin ta arrestonin, ka nxitur një debat të madh. Pesë policë ndodhen në paraburgim si të dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” dhe momenti më i diskutuar gjatë aktit të arrestimit është akti i vendosjes së gjunjve në qafën e Agon Zejnullahut.
Rushit Rimanishta, i cili është mjek më profesion, e që vepron në Suedi, ka shkruar për një nerv tepër delikat që gjendet në zonën e qafës i quajtur si “Nervi vagal”.
Rimanishta ka shkruar në profilin e tij se nëse bëhet presion mbi këtë nerv, mund të shkaktohet rënie drastike e punës së zemrës, alivanosje dhe humbje e vetëdijes, vështirësi në frymëmarrje dhe kolapsim i qarkullimit të gjakut.
Ai thotë se në rast të vendosjes së presionit mbi këtë nerv, vdekja mund të ndodhë edhe për pak sekonda, varësisht nga gjendja e personit.
Postimi i plotë:
Çka është vdekja vagale?
Nervi vagal apo nervi vagus është një nder nervat kryesor i cili ka për detyrë rregullimin e disa funkcioneve vitale në organizmin tonë.
1. Frekvencën e zemres
2. Frymmarrjen
3. Shtypjen e gjakut
Etj..
Çka ndodhë nëse shtypet ky nerv?
Shtypja e ketij nervi permes presionit në qafë, pra aty ku kalon ky nerv shkakton:
– Bradykardi apo zbritje dramatike e frekuences se punes se zemres
– të fikt apo humbje te menjehershme të vetdijes
– vështërsi në frymmarrje
– kollaps total të qarkullimit të gjakut.
Sa shpejt mundet me rrezikue jeten shtypja e këtij nervi?
Vetdija humbe per pak sekonda. Vdekja ndodhe per pak minuta e ne shumë raste edhe per pak sekonda posaqerisht nese personi ka gjendje fragjile si snundje tjera apo nen ndikim te alkoolit apo substancave tjera por vdekja brenda pak sekondash ndodhe edhe tek persona qe jan krejt te shendoshë.
Nese ndodhe shtypja e nervit vagal njekohesisht me shtypje ne torax apo shtypja e kanaleve te frymmarrjes, vdekja gjithashtu ndodhe branda pak sekondash.
Kjo ndodhe sepse stimulimi i tepert i ketij nervi shkakton arrest kardiak. Arresti kardiak nuk eshte as per se afermi e njajta gja si infarkti kardiak.
Kjo eshte arsyeja pse është rreptsisht e ndalueme shterngimi apo presioni ne pjeset e fytit apo qafes si nga policia ashtu edhe ne sporte luftarake.
Dallumi mes vdekjes nga ngulfatja apo asfixisë është se vdekja nga ngulfatja vjen si rezultat i mos furnizimit të trurit dhe zemres me sasi te mjaftueshme te oksigjenit kyrse vdekja vagale eshte se gjat shtypjes se nervit vagal lirohet nje reflex i cili e ndalon tersisht punen e zemres.
Dallimi tjeter eshte se vdekja nga ngulfatja merr kohe ma te gjate dhe duhen disa minuta deri sa organizmi te kollapsoj deri ne vdekje kurse nga presioni i nervit vagal vdekja mund te vij edhe brenda disa sekondash.
Ka plot raste ne botë ku vdekja vagale eshte raportue edhe zyrtarisht si vdekje natyrale, si infarkt kardiak apo arrest kardiak pa u ditur exakt shkaqet. Kjo ndodhe per arsye se kjo vdekje nuk len shenja te dukshme si trauma, hematome apo shenja te tjera qe jan te kjarta se eshte perdore presion ne ate pjese. Posaqerisht mungesa e deshmitareve apo videoincizimeve ka ba qe vdekja vagale edhe zyrtarisht te regjistrohet si vdekje natyrale.
Posaqêrisht nese obdukcioni fokusohet vetem ne ngulfatje apo traumë.