Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një ton e gjysmë mish pule me salmonelë gjendet në kompaninë “Medina”- AUV merr vendim

01/07/2025 - 16:00
në Kryesore, Lajme
A A
Një ton e gjysmë mish pule me salmonelë gjendet në kompaninë “Medina”- AUV merr vendim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rreth 1,528 kilogramë mish pule, i kontaminuar me bakterin Salmonella, është zbuluar në depon e fabrikës për përpunimin dhe prodhimin e produkteve të mishit “Medina” në Prizren. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë një inspektimi të kryer në fillim të muajit qershor në thertoren e kompanisë, ka konstatuar praninë e bakterit në mishin e pulës të importuar nga kompania rumune “Agricola International S.A”. Me vendim të AUV mishi është asgjësuar.

Më 9 qershor 2025, AUV mori vendim që kompania “Medina SHPK” të asgjësojë ose ta kthejë në vendin e origjinës mishin e kontaminuar, sasia e të cilit arrinte në 1,528.00 kilogramë. Bakteri Salmonella spp, i gjetur në këtë mish, është i rrezikshëm dhe i ndaluar për konsum njerëzor.

Gazeta Insajderi, përmes një kërkese për qasje në dokumente zyrtare, ka siguruar vendimin e AUV-së ndaj kompanisë.

Sipas këtij vendimi, gjatë kontrollit në depo, inspektorët kanë hasur në lëndën e parë të mishit të pulës (MDM) me numrin e lotit 2215130, e cila ruhej në temperaturë -18°C.

“Pas pranimit të njoftimit nga RASFF, është inspektuar ndërmarrja Medina SHPK. Në depo është gjetur lënda e parë – mish pule (MDM) me lotin 2215130, në sasi prej 1,528 kg, e cila ruhej në temperaturë -18°C. Në këtë mish, i prodhuar nga SC Agricola International S.A. në Rumani, analizat laboratorike kanë zbuluar praninë e Salmonella spp., prandaj konsiderohet i papërshtatshëm për konsum human. Lënda është veçuar dhe bllokuar për përdorim, deri në një vendim të ri. Gjatë inspektimit është përpiluar procesverbali nr. 002948 dhe janë bërë fotografi të produktit të bllokuar”, thuhet në dokumentin zyrtar të AUV-së.

Pas vendimit të AUV-së, kompania “Medina” ka asgjësuar mishin në prani të inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Në një përgjigje për gazetën Insajderi, kompania e ka konfirmuar se në depot e saj është gjetur një sasi prej 1,428 kilogramë mish pule e kontaminuar me Salmonella.

“Pas marrjes së rezultateve është konstatuar prania e bakterit Salmonella. Autoritetet e AUV-së, sipas procedurave, kanë marrë vendim për asgjësim ose kthim të mallit në vendin e origjinës. Procedurat, dispozitat ligjore dhe urdhrat e AUV-së janë respektuar me përpikëri. Kjo sasi e mishit është asgjësuar në tërësi në prani të inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë si dhe inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

“Medina SHPK”, e cila merret me përpunimin dhe prodhimin e produkteve të mishit, ka selinë në Prizren. Sipas të dhënave nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), pronar i saj është Hylki Murati.

Para një jave Veriu.info ka raportuar ekskluzivisht se edhe mishi i kompanisë “Meka Halal Food” kishte rezultuar pozitiv me bakterin salmonelë.

SKANDAL: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Krejt përplasja Kurti – Osmani përmes vartësve pasi kryeministri tregoi se nuk e do më në karrrigen e presidentes

Nga zyra e Kurtit vjen goditja për Osmanin: S’është figurë e unitetit dhe s’kemi borxhe ndaj saj
05/03/2026 - 16:20

Pasi tha se nuk gjeti një emër konsensual për President në diskutimet me dy partitë opozitare, Albin Kurti e zgjodhi një emër për qejfin e vet: Glauk Konjufcën,...

Më shumëDetails

Gjendet një person pa shenja jete në Zveçan, policia e cilëson si të dyshimtë

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
05/03/2026 - 16:05

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Zherovnicë të Zveçanit, ka njoftuar Policia e Kosovës. Viktima u identifikua si D.M, i lindur në vitin 1962. “Më...

Më shumëDetails

Nga zyra e Kurtit vjen goditja për Osmanin: S’është figurë e unitetit dhe s’kemi borxhe ndaj saj

Nga zyra e Kurtit vjen goditja për Osmanin: S’është figurë e unitetit dhe s’kemi borxhe ndaj saj
05/03/2026 - 15:38

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka bërë edhe postime të tjera ndaj presidentes Vjosa Osmani, në profilin e tij në Facebook. Zulfaj, lidhur me situatën aktuale...

Më shumëDetails

Haradinaj për Kurtin: Me tym ka hi, me tym duhet me qit

Haradinaj: Deklaratat e Kurtit ia ndaluan Thaçit vizitat nga vëllezërit
05/03/2026 - 15:30

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti, sipas tij ka hyrë me dhunë në pushtet dhe në të njëjtën mënyrë do të largohet. Në...

Më shumëDetails

Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati

Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati
05/03/2026 - 15:20

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, është duke zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi është duke u zhvilluar...

Më shumëDetails

Donika Gërvalla në Epopenë e UÇK-së publikon foto krah Kurtit, por jo edhe krah presidentes Osmani

Donika Gërvalla në Epopenë e UÇK-së publikon foto krah Kurtit, por jo edhe krah presidentes Osmani
05/03/2026 - 15:15

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, njëherësh bashkëkryetare e GUXO-s, ka përkujtuar sot 28 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, 5,6 dhe 7 marsin, raporton Gazeta Online Veriu.info. Gërvalla ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë