Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një tribunal që ka humbur rrugën

18/10/2025 - 22:01
në Lajme, Opinione
A A
Një tribunal që ka humbur rrugën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Postuar nga Daniel Serwer – 18 tetor 2025

Dje kalova 40 minutat e mia të caktuara me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në seksionin ndërkombëtar të burgut holandez në Hagë. Doja të rinovoja një miqësi të vjetër. Është e njohur në Kosovë që ne patëm një përçarje pak para se ai të shkonte vullnetarisht në Hagë për t’u përballur me gjyqin. Doja gjithashtu të kuptoja më mirë realitetin pas Dhomave të Specializuara të Kosovës, që po zhvillojnë gjyqin e tij. Prandaj u takova edhe me zëdhënësin e tribunalit, Michael Doyle, të cilin e njoh që nga shërbimi i tij i shkëlqyer pranë përfaqësuesit të lartë Inzko në Bosnje.

Kujdes lexues. Nëse po kërkoni ndonjë detaj “pikant” për atë që më tha Hashimi, mos lexoni më tej. Bisedat tona kanë qenë gjithmonë private në të kaluarën, dhe kjo do të mbetet po ashtu. Përveç zyrtarit të burgut që ishte i pranishëm për të dëgjuar, sipas rregullave. Do ta respektoj konfidencialitetin e asaj që tha Hashimi. Por ai gjithmonë ka respektuar të drejtën time për të shprehur publikisht çfarë mendoj, dhe jam i sigurt që ende e respekton

Parahistoria

Unë dhe Hashimi takoheshim sa herë që shkoja në Kosovë ose ai vinte në SHBA. Kjo zakon filloi në vitin 1999, kur ai ishte pjesë e udhëheqjes shqiptare të Kosovës që Instituti i Paqes i Shteteve të Bashkuara e solli në një resort në Lansdowne, Virginia. E bëmë këtë sepse dhuna ndërmjet shqiptarëve po shtohej pas luftës NATO/Jugosllavi. Kishim frikë se mund të çonte në luftë civile. Krime, pa dyshim, kishin ndodhur pas luftës.

Hashimi gjithmonë ia ka atribuar kthesën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës drejt politikës atij mu këtij takimi në Lansdowne. Ai përfshiu pothuajse të gjithë liderët kryesorë politikë, të shoqërisë civile dhe të medias të Kosovës pasluftës. Deklarata që u nxor nga ai takim u bë udhërrëfyes për përpjekjet e mëvonshme politike, shoqërore e ekonomike. Kjo nismë çoi edhe në një takim dy vjet më vonë me udhëheqësinë serbe të Kosovës në Airlie House, si dhe në një fushatë të madhe kundër dhunës, ku Hashimi luajti një rol kyç.

Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara

Në bisedimet e dështuara të Rambujesë, në fund të vitit 1998, Hashimi ishte padyshim një nga të preferuarit e amerikanëve. Si zëdhënës politik i UÇK-së, ai arriti më në fund t’i bindte komandantët e ndryshëm të firmosnin marrëveshjen e propozuar. Refuzimi serb çoi në bombardimet e NATO-s ndaj Jugosllavisë.

Por pas luftës, ai as nuk u ngjit shpejt, as nuk pati mbështetje të pakushtëzuar amerikane. Amerikanët u shqetësuan kur Hashimi emëroi kryetarë të rinj komunash në Kosovë, duke e pretenduar këtë autoritet si “kryeministër” i një “qeverie të përkohshme” të krijuar disa muaj më herët. Kryetarët që ai emëroi zëvendësuan ata që “presidenti” Rugova i kishte vendosur gjatë dekadës së shtypjes serbe. Ne e paralajmëruam Hashimin në Lansdowne se këta “kryetarë” nuk do të mund të përmbushnin pritjet dhe do të mbaheshin përgjegjës për dështime në zgjedhjet e para komunale.

Ato u mbajtën një vit pas luftës. Amerikanët donin të shmangnin gabimin e bërë në Bosnje, ku zgjedhjet kombëtare u mbajtën vetëm një vit pas luftës – dhe përfunduan duke rikthyer në pushtet të gjithë udhëheqësit e palëve ndërluftuese. Në Kosovë, zgjedhjet komunale përmbysën shumë nga kryetarët e UÇK-së, ashtu siç kishin parashikuar amerikanët. Do të duheshin vite që Partia Demokratike e Kosovës e Hashimit të rimëkëmbej. Hashimi luajti role të rëndësishme gjatë protektoratit të OKB-së, por shija e parë e pushtetit ekzekutiv i erdhi në vitin 2008, kur udhëhoqi shpalljen e pavarësisë dhe më pas u bë kryeministër.

Tribunali

Thaçi u ngjit në postin e presidentit në vitin 2016. Deri atëherë, amerikanët dhe evropianët po kërkonin me ngulm krijimin e një tribunali që do të gjykonte akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që kishin ndodhur kryesisht pas përfundimit të luftës, në vitin 1999. Më tronditëset ishin pretendimet se UÇK-ja kishte rrëmbyer serbë, i kishte çuar në veri të Shqipërisë, u kishte hequr organet dhe i kishte vrarë. I kisha dëgjuar këto akuza menjëherë pas luftës, por gazetari që m’i përmendi më tha se nuk mund të përmbushte standardet gazetareske për t’i botuar. As raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, që i bëri publike, nuk ishte më i mirë.

Por kur prokurori amerikan Clint Williamson raportoi në vitin 2014 se kishte bazë të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzave ndaj anëtarëve të UÇK-së, presioni diplomatik u bë i pakontrollueshëm. Si president, Hashimi përdori ndikimin e tij për t’i bindur deputetët të miratonin një amendament kushtetues që krijonte një gjykatë të Kosovës, por që do të zhvillohej në Hagë dhe do të ishte plotësisht e stafuar me ndërkombëtarë. Edhe unë u shpreha në mbështetje të saj, duke besuar se do të merrej kryesisht me akuzat për trafik organesh. Dhomat e Specializuara të Kosovës u bënë funksionale në vitin 2017, në një objekt që Norvegjia pagoi për ta rinovuar dhe që financohet nga Bashkimi Evropian.

Nuk e kisha imagjinuar kurrë që “Dhomat Speciale” do të bënin atë që bënë. Në vitin 2020 ato ngritën aktakuzë ndaj Hashimit dhe tre bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së për “ndërmarrje të përbashkët kriminale” që kishte kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit – pa përfshirë fare akuzat për trafik organesh. Ai dha dorëheqjen nga posti i presidentit dhe shkoi në Hagë, ku qëndron i burgosur që prej atëherë: 2.5 vite në paraburgim dhe tani 2.5 të tjera gjatë gjyqit.

Çka është problematike me këtë pamje?

Ka shumë gjëra që nuk shkojnë – ose më saktë, në mënyrën si unë e shoh këtë pamje.

Së pari, mashtrimi me pretekstin. Parlamenti i Kosovës besonte, ashtu si edhe unë, se fokusi kryesor i tribunalit do të ishin akuzat për trafik organesh. Mbrojtja e ka ngritur këtë pikë në gjykatë dhe e ka humbur, sepse në raportin e Martyt ka edhe akuza të tjera. Por për një laik – si unë – nëse do që “klienti” të mbetet i kënaqur, nuk i shet një gjë dhe i dorëzon një tjetër. Sigurisht, tribunali s’ka ndonjë arsye të kujdeset për mua si “klient”, por në njëfarë mënyre jam. Tribunalet e tilla duhet të ofrojnë drejtësi, jo hakmarrje të bazuar në mashtrim. Asnjë lëvizje çlirimtare në të ardhmen nuk do të pranojë një tribunal të tillë.

Së dyti, natyra e akuzave. Akuzimi i gjithë udhëheqjes politike dhe ushtarake të UÇK-së për “ndërmarrje të përbashkët kriminale” jep përshtypjen se po kriminalizohet vetë revolta kundër shtypjes serbe. Sigurisht që UÇK-ja ishte e paligjshme sipas ligjeve serbe, ashtu si revolucioni amerikan ishte i paligjshëm sipas ligjeve britanike. Por SHBA dhe NATO e mbështetën UÇK-në sepse besonin se kauza ishte e drejtë. Tribunali thotë se kjo nuk është çështje e rebelimit, por e veprave konkrete. Por provo t’ia shpjegosh këtë dikujt në Kosovë (ose në Serbi).

Së treti, juridiksioni i gjykatës nuk përfshin Serbinë, ku gjithashtu janë kryer krime pas luftës. Tre vëllezërit Bytyqi u vranë atje pas luftës, ashtu si edhe të tjerë. Po të kishin këmbëngulur diplomatët që tribunali të trajtonte edhe ato krime, ndoshta sot ose nuk do të kishim tribunal fare, ose do të kishim një që do të shihej më me simpati në Kosovë. Fajësoj veten që nuk e ngrita këtë çështje në atë kohë.

Më e rëndësishmja

Së katërti, dhe ankesa ime kryesore sot, është koha absurde që Hashimi dhe shokët e tij janë mbajtur në paraburgim dhe gjatë gjyqit. Parimi “i pafajshëm deri në provimin e fajësisë” nuk duhet të mbetet një slogan bosh. Të gjithë këta njerëz dhanë dorëheqje dhe shkuan vullnetarisht në Hagë – diçka që kundërshtarët e tyre në Serbi nuk e bënë. Si mund të justifikohen pesë vjet burgim (në një burg me siguri të lartë, nga sa pashë vetë) pa e ditur ende nëse dikush është fajtor apo jo?

Përgjigjja zyrtare është frika nga frikësimi ose manipulimi i dëshmitarëve, që sipas tribunalit ka qenë problem. Nuk e pranoj si shpjegim të mjaftueshëm. Tribunalit do t’i duhej shumë kohë më parë t’i kishte liruar këta burra. Asnjëri prej tyre nuk do të arratisej. Të gjithë mund të mbikëqyreshin pa u mbajtur të mbyllur në Hagë.

Fajtor apo i pafajshëm

Nuk e di nëse këta udhëheqës të UÇK-së janë fajtorë apo të pafajshëm. Nuk i kam lexuar të gjitha procesverbalet e gjyqit. Edhe sikur t’i kisha lexuar, përgjegjësia i takon tribunalit, jo mua. Shpresoj vetëm që vendimi të mos ndikohet nga pritjet e qeverive evropiane për të marrë disa dënime në këmbim të qindra milionave euro që kanë investuar në këtë proces.

Një histori e fundit për Hashimin, mjaft e vjetër saqë qeveria amerikane duhet ta ketë deklasifikuar tashmë. Para 26 vitesh, në Lansdowne, u gjenda me të dhe me një nga komandantët e UÇK-së në mëngjes. Për të bërë pak bisedë, thashë se duhej të ishte e çuditshme për ta të gjendeshin në një resort luksoz në Virxhinia, kur vetëm disa javë më parë kishin luftuar në malet e Kosovës. Hashimi pa komandantin që rrinte me të, i cili i ngrysi vetullat, dhe më tha: “Unë në fakt kurrë s’kam qenë luftëtar. Kam qenë zëdhënësi politik.” Mendoj se mu në atë çast Hashimi ishte nën shumë presion për të më thënë të vërtetën.

JU REKOMANDOJMË

Marta Kos akuzohet se ka bashkëpunuar me UDB’në, europarlamentarja sllovene e lajmëron KE’në

Marta Kos akuzohet se ka bashkëpunuar me UDB’në, europarlamentarja sllovene e lajmëron KE’në
13/03/2026 - 20:28

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, është përballur sërish me akuza se ka qenë bashkëpunëtore e policisë sekrete jugosllave, e njohur në mënyrë kolokviale si Udba.Këto pretendime dolën...

Më shumëDetails

Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë

Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
13/03/2026 - 20:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta presë nesër në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen. Siç ka njoftuar Zyra e...

Më shumëDetails

Kurti e ftoi në takim, Haradinaj: Jemi në metrat e fundit që t’i kthehemi normalitetit

Bashkëpunimi me CIA, Haradinaj përmend afatin 25-vjeçar për të heshtur: S’do të guxoja të flisja po të mos e përmendte Rubin
13/03/2026 - 20:10

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosovës i duhet të shkojë aty ku përket, në familjen e NATO-s. “Sot vendi ynë ka...

Më shumëDetails

Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së Kosovës gjatë katër viteve të ardhshme

Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së Kosovës gjatë katër viteve të ardhshme
13/03/2026 - 20:05

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në Panairin e Industrisë së Mbrojtjes BEDEX 2026 në Bruksel, duke theksuar rëndësinë e ngjarjes për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin...

Më shumëDetails

Haxhiu: Ftesa e Kurtit është tallje me institucionet

Haxhiu: Ftesa e Kurtit është tallje me institucionet
13/03/2026 - 19:34

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas ftesës së Kurtit për takim me partitë politike, duke e quajtur këtë akt si tallie...

Më shumëDetails

Krasniqi e LDK-së thirrje për ministrinë e Infrastrukturës për semaforët në Begaj: Lëni propagandat e merruni me gjëra elementare

Krasniqi e LDK-së thirrje për ministrinë e Infrastrukturës për semaforët në Begaj: Lëni propagandat e merruni me gjëra elementare
13/03/2026 - 19:29

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka ngritur shqetësimin lidhur me mosfunksionimin e semaforëve në magjistralen Peishtinë-Mitrovicë në fshatin Begaj, raporton Gazeta...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Vdekja e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, çka zbuloi autopsia?

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Nexh Spahiu kritikon urën e re mbi lumin Ibër: Po qëndron shtrembër dhe dëmton pamjen estetike pasi ana e djathtë është më ulët

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Çfarë posti iu ofrua Osmanit nga Kurti, flet zyrtari i LVV-së

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë