Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Sebi Bytyqi, në emisionin “Speciale” në Kanal10 ka dhënë edhe pritjen e tij sa i përket takimit Kurti – Vuciq.
Sipas tij ka gjasa të shtyhet data e këtij takimi, por nëse vazhdon takimi deri në orët e vona atëherë mund të ketë një marrëveshje edhe sot.
“Ka gjasa përshkak të volumit të madh të shtyhet data e takimit, por nëse vazhdon takimi deri në orët e vona nëse kanë kohë palët t’i diskutojnë të gjitha cështjet athëherë mujnd të ketë marrëveshje edhe sot”, tha Bytyqi.
Sipas tij mund të mos ketë një ceremoni formale të nënshkrimit por mund të ketë një kordinim mes të dyja palëve.