Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Njohësit thonë se Specialja nuk po e respekton parimin `lex mitior`

18/05/2025 - 21:56
në Lajme
A A
Specialja deklarohet për bastisjet në shtëpitë e Hajredin Kuçit e Sylejman Selimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësit e sistemit të drejtësisë kanë ngritur kohët e fundit shqetësimin se Dhomat e Specializuara në Hagë nuk po e respektojnë parimin “lex mitior” si një standard ndërkombëtar i së drejtës penale.

Kësisoj, Amer Alija nga Fondi për të drejtën humanitare thotë se bazuar në parimin ‘lex mitior’, në rastin konkret duhet të zbatohet Ligji Penal i RSFJ-së i vitit 1976, si ligji më i favorshëm për të akuzuarin, për sa kohë që ai ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës dhe parashihte dënime më të ulëta dhe më të kufizuara, krahasuar me Kodet Penale të mëvonshme dhe Ligjin e Dhomave të Specializuara.

Ai thekson se çdo shmangie nga ky parim, sikurse në rastin e Salih Mustafës, është në shpërputhje me nenin 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenin 12 të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Në rastin e Salih Mustafës Dhomat e Specializuara janë duke e aplikuar kodin aktual penal i cili sipas mendimit tim është më i ashpër në krahasim me ligjin e RSFJ-së dhe për këtë arsye është duke u shkelur parimi (Lex Mitior), parim i cili thekson se ligji më i favorshëm me rastin e aplikimit të dënimit duhet të zbatohet nga gjykata. Pra, kjo është një shkelje e konventës së shtatë, e cila kërkon që me rastin e aplikimit të dënimit të zbatohet ligji më i favorshëm që nga kryerja e veprës penale deri më sot”, tha ai.

Ndërsa avokati, Taulant Hodaj, vlerëson se politika ndëshkimore në Dhomat e Specializuara në Hagë me dënimin minimal dhe maksimal do të sqarohet kur Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të ketë një vendim përfundimtar për rastin e Salih Mustafës.

“Tani në Kushtetuese do të zgjidhet kjo dilemë sepse është organ përfundimtar që jep interpretimin në lidhje me legjislacionin qoftë Kushtetutën, praktikën apo ligjin e aplikueshëm pranë Gjykatës Speciale. Do të jetë autoriteti përfundimtar që vendos se cili ligj apo lartësia maksimale për krimet e luftës dhe krimet kundër njerizimit të zbatohet në rastet kur dënohen pranë Gjykatës Speciale. Ky rast që do të vendoset në Gjykatën Kushtetuese do të aplikohet në raste eventuale”, tha Hodaj.

RTK ka marrë një përgjigje edhe nga Specialja në Hagë.

“Sipas ligjit, Dhomat e Specializuara mund të shqiptojnë kundër personave të dënuar për krime lufte burgim deri në një afat maksimal të burgimit të përjetshëm. Në shqyrtimin e dënimit që do të shqiptohet, Dhomat e Specializuara e marrin parasysh shkallën e dënimit për atë krim, e përcaktuar sipas ligjit të Kosovës në kohën e kryerjes së tij si dhe ndonjë shkallëzim të mëtutjeshëm dënimi më të butë për krimin e parashikuar në ligjin e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Speciales./RTK

JU REKOMANDOJMË

​Maqedonci: FSK është gati, vendet mosnjohjes janë problem për në NATO
Lajme

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025 - 22:59
7 tentime, 7 dështime – Insistimi i VV-së me rezultat të njëjtë për Haxhiun
Kryesore

Pse këtë herë ngërçi institucional mund t’i kushtojë Kosovës më shumë se çdo herë tjetër?

18/05/2025 - 22:44
Biden për tentim vrasjen e kryeministrit sllovak: E dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune
Lajme

Joe Biden diagnostifikohet me kancer

18/05/2025 - 22:34
PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe
Kryesore

Gjobat nga PZAP, borxhi i mbetur i partive më shumë se gjysmë milioni euro

18/05/2025 - 22:15
Kurti nuk e ka me urgjencë, por moskonstituimi i Kuvendit e varfëron vendin
Kryesore

Kurti nuk e ka me urgjencë, por moskonstituimi i Kuvendit e varfëron vendin

18/05/2025 - 21:24
Çfarë plani sjell Kallas në Kosovë e Serbi? (VIDEO)
Lajme

Çfarë plani sjell Kallas në Kosovë e Serbi? (VIDEO)

18/05/2025 - 20:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime “shkel e shko”, nxënësit e shkollës në Iliridë të Mitrovicës rrezikohen nga punimet e kompanisë kontroverse “Afri Univerzal” (Foto)

    Punime “shkel e shko”, nxënësit e shkollës në Iliridë të Mitrovicës rrezikohen nga punimet e kompanisë kontroverse “Afri Univerzal” (Foto)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Tabloidet e Serbisë s’e durojnë shqiponjën: “Provokim” në “Eurovision”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Kompanive “DELFIN” dhe “Mediteran – N” iu zbuluan 66 tonë mish peshku të infektuar me krimba, AUV-i i Ministrisë së Pecit mbajti të fshehur skandalin (Dokument)

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Pesë persona të lënduar nga sulmi me thikë në Bielefeld të Gjermanisë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë