Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Njohja e Kosovës nga Sudani, reagimet e krerëve të shtetit

13/04/2025 - 08:45
në Kryesore, Lajme
A A
Ministri i Jashtëm i Sudanit – Osmanit: Vendosëm ta njohim vendin tuaj të bukur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja Vjosa Osmani, dje ka njoftuar se Republika e Sudanit e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu vendi i 119’të që e njeh Kosovën shtet.

Ministri i Jashtëm i Sudanit Ali Youssef, e ka quajtur Kosovës “vend të bukur”.

“Jam i nderuar dhe i privilegjuar që jam dërguar nga presidenti im këtë pasdite, dhe pas takimit me presidentin Rexhep Taip Erdogan, që ishte një rrugë e mire dhe ogur i mirë për këtë mbledhi që e kemi këtu në Turqi. Dhe që ne vendosëm ta njohim vendin tuaj të bukur. Në emër të popullit paqedashës të Sudanit, ne e njohim vendin tuaj”, ka thënë ministri i Jashtëm i Sudanit, Youssef.

Republika e Sudanit ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në përpjekjet ndërkombëtare të shtetit të Kosovës për zgjerimin e njohjeve.

Osmani shprehu mirënjohjen në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike.

“Sudani ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet tona kanë rënë dakord të vendosin marrëdhënie diplomatike. Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të madh!”, ka deklaruar Osmani në X.

Kurti, ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Sudani, duke thënë se shtetit iu shtua edhe një njohje e re dhe popullit një miqësi më shumë.

Kurti në reagimin e tij ka uruar qytetarët e vendit dhe ka falënderuar presidentin e Sudanit për këtë vendim.

Ai e ka falënderuar edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme.

“Shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re e popullit tonë një miqësi më shumë. E mirëpresim njohjen nga shteti i Sudanit, e cila vjen disa javë pas asaj nga Kenia. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona shpresojmë të zgjerohet dhe fuqizohet më tej. Urime qytetarëve të Republikës sonë dhe faleminderit Presidentit të Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve tona, si dhe Presidentes sonë për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme.”

Ndërsa, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të vendit.

“Republika e Kosovës sot shënoi edhe një moment tjetër të rëndësishëm në rrugëtimin e saj ndërkombëtar – njohjen nga Sudani. Kjo njohje vjen vetëm pak javë pas lajmit të mirë nga Kenia, duke forcuar më tej praninë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës në Afrikë dhe përtej saj,” shkroi Gërvalla në një postim në platformat sociale.

Ministrja ka shprehur mirënjohje ndaj autoriteteve sudaneze për vendimin e tyre, si dhe ka falënderuar Presidenten Vjosa Osmani për angazhimin e saj në këtë proces, duke vlerësuar gjithashtu mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë që kontribuan në këtë sukses diplomatik.

“Presim me padurim ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme diplomatike dhe bashkëpunimin konkret me Sudanin në fusha me interes të ndërsjellë,” përfundoi ajo.

Vlora Çitaku, deputete e re e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, ka mirëpritur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Sudanit, duke thënë se kjo përbën një hap drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Nënkryetarja e PDK-së ka theksuar edhe se kjo njohje është një lajm i mirë për të gjithë.

‘‘Njohja nga Sudani përbën edhe një hap drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Ky është një lajm i mirë për të gjithë. Rritja e numrit të njohjeve është jetike për konsolidimin e pozitës së Kosovës në skenën globale, dhe ky proces bëhet më i lehtë kur punojmë së bashku me miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë ajo.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se për vendin avancimi në njohjen e sovranitetit të saj është krucial.

Ai ka thënë edhe se ky hap duhet të vazhdojë me ritëm të shpejtë.

‘‘E mirëseardhur njohja nga shteti i Sudanit! Për Kosovën, avancimi në njohjen e sovranitetit të saj është krucial. Në këtë rast, Presidenca ishte në krye të detyrës për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Ky hap duhet të vazhdojë me ritëm të shpejtë. Urime Kosovë!’’, ka shkruar ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga ana e Sudanit, duke e cilësuar si akt të rëndësishëm i cili është dëshmi e fuqishme e ‘‘përkushtimit të vazhdueshëm të shteteve paqedashëse ndaj parimeve të lirisë, paqes dhe të drejtës së popullit të Kosovës për pavarësi’’.

Në komunikatën e LDK, kjo parti shpreh falënderimin për udhëheqësit dhe popullin e Sudanit për njohjen e Kosovës.

‘’Njohja nga Sudani përbën një moment të rëndësishëm për diplomacinë e Kosovës, duke dëshmuar besimin e ndërsjellë në parimet e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar’’, thuhet mes tjerash në komunikatën e LDK-së.

Ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, e cilësuar këtë zhvillim si një lajm jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka theksuar se kjo njohje vjen si vazhdimësi e një vale të re mbështetjeje për Kosovën, e cila u nxit nga njohja e fundit nga Kenia – një prej shteteve më të fuqishme në kontinentin afrikan.

“Ashtu siç e paralajmëruam, njohja nga Kenia si një nga shtetet më të fuqishme në kontinentin afrikan, nxit një valë njohjesh për vendin tonë. Njohja nga Sudani është lajm fantastik. Urime Kosovë!”, ka shkruar Pacolli.

Ai gjithashtu ka përgëzuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për angazhimin dhe punën e saj në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalia, ku po zhvillon takime të ndryshime.

JU REKOMANDOJMË

Musliu: As mos të lodhet, Albulena Haxhiu nuk e merr kurrë votën e PDK-së
Lajme

Musliu: As mos të lodhet, Albulena Haxhiu nuk e merr kurrë votën e PDK-së

23/07/2025 - 14:06
“Eurofighter” – Turqia forcon mbrojtjen ajrore, siguron avionë luftarakë nga Britania dhe Gjermania
Lajme

“Eurofighter” – Turqia forcon mbrojtjen ajrore, siguron avionë luftarakë nga Britania dhe Gjermania

23/07/2025 - 14:02
“Ajo ka nevojë për trajtim psiko-social”, Ramabaja i VV-së fyen rëndë deputeten Musliu
Lajme

“Ajo ka nevojë për trajtim psiko-social”, Ramabaja i VV-së fyen rëndë deputeten Musliu

23/07/2025 - 13:51
Deliu-Kodra: Kosova dhe qytetarët po vuajnë nga paaftësia e VV-së
Lajme

Deliu-Kodra: Kosova dhe qytetarët po vuajnë nga paaftësia e VV-së

23/07/2025 - 13:34
Çfarë pas kërkesës së presidentes në Kushtetuese?
Kryesore

Çfarë pas kërkesës së presidentes në Kushtetuese?

23/07/2025 - 13:16
The Guardian: Ukrainës i rrëzohet një aeroplan luftarak francez ‘Mirage’
Lajme

The Guardian: Ukrainës i rrëzohet një aeroplan luftarak francez ‘Mirage’

23/07/2025 - 13:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kompania që tenton t’ia marrë Kosovës afro 200 milionë euro, në bord dy njerëzit e PDK’së

    Kompania që tenton t’ia marrë Kosovës afro 200 milionë euro, në bord dy njerëzit e PDK’së

    260 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Një person dërgohet pa shenja jete nga Aqua Park, rikthehet mrekullisht në jetë nga stafi i emergjencës së Spitalit të Mitrovicës

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Zyra e noterit Kabil Merovci gjobitet me 4 mijë euro për largim të paligjshëm nga puna të një gruaje shtatzënë (Dokument)

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “Pushka top, iu bëftë!”, avokati i policit shpërthen ndaj vëllait të Agon Zejnullahut pas reagimeve për rastin e Lipjanit

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • E rëndë: Vdes në vendin e punës një punëtor, në objektin e kompanisë “Rroni-t Group” në Skenderaj

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë