Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm në forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit.
“Njohja nga Siria është lajm i mirëseardhur, veçanërisht në këtë kohë të vështirë për Kosovën.
Ajo dëshmon se puna e përkushtuar dhe koordinimi i kujdesshëm me aleatët tanë vazhdon të japë rezultate konkrete.Çdo hap drejt rritjes së subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës është një fitore për qytetarët tanë dhe për të ardhmen e vendit tonë.” – shkroi Çitaku.












