Këngëtarja Nora Istrefi ka marrë urimin më të veçantë nga dizajneri me famë botërore, Valdrin Sahiti.
Sahiti kishte zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar Norën për ditëlindjen e saj të 39’të.
“Urime ditëlindjen për divën dhe ikonën tonë seksi! Të dua!”, shkroi Sahiti.
Kënga e fundit e publikuar nga Nora është ajo në bashkëpunim me ish-kunatën e saj, Tuna Sejdiu e titulluar “My Love”.
Kënga numëron plot 4.5 milion shikime në Youtube, ndërkaq është komentuar e pëlqyer tejmase. / Klankosova.tv