Mergimtarit, Nuha Osmani, që u përfshi në incidentin me deputetin Zemaj, Policia e Kosovës ia ka shqiptuar një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Kështu tha për Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrinë Shala.
“Të dëmtuarit Policia e Kosovës ia ka lëshuar një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha ajo.
Shala e ka konfirmuar edhe intervistimin e palëve të përfshira, derisa pak më parë u publikuan edhe pamje të tjera të incidentit.













